Të shtëna misterioze në një banesë në Elbasan, policia u njoftua nga qytetarët

29 Nëntor 2025 | 08:10

Të shtëna me armë janë raportuar mbrëmjen e së premtes pranë një banesë në Elbasan.

Sipas informacioneve paraprake, njoftimi është bërë nga qytetarë të zonës në sallën operative, e cila menjëherë ka vënë në lëvizje shërbimet policore.

Forcat e Policisë së Elbasanit shkuan në vendin e ngjarjes dhe kryen verifikimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat e rastit.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, nuk rezulton për persona të lënduar, ndërsa deri tani policia nuk ka gjetur gëzhoja apo prova materiale që të konfirmojnë përdorimin e armës së zjarrit.

Megjithatë, dëshmitarë nga zona kanë pohuar se ka pasur një konflikt të dhunshëm mes disa personave, ku njëri prej tyre dyshohet të jetë me precedent penal.

Në këto momente pretendohet se janë dëgjuar krisma ndërsa policia ka pyetur disa individë për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama në Ankara për Samitin e NATO-s, zbulohet agjenda e tij e takimeve

Kryeministri, Edi Rama do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s që zhvillohet në Ankara, me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve, bashkëshorteve dhe qeverive të...
11:34 | 07/07/2026

Rama prezanton spitalin e ri: Do të jetë gati në vitin 2028-të, do të trajtojë sëmundjet e komplikuara

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në prezantimin e Health Hub Hospital që do të hapë dyer së shpejti në Tiranë. Gjatë fjalës së tij,...
11:28 | 07/07/2026

Përfshihet nga flakët godina e Postës Shqiptare në Gjirokastër, ndërhyjnë zjarrfikësit

Një zjarr ka rënë këtë të martë në Pazarin e Gjirokastrës. Zjarri raportohet se ka rënë pranë Postës Shqiptare, ku flakët kanë përfshirë fasadën e...
11:15 | 07/07/2026