‘Deutsch Color rikthehet së shpejti’/ Luan Muça: mirënjohje strukturave të shtetit

24 Shtator 2023 | 20:39

Deutsch Color, fabrika që u përfshi të shtunën nga zjarri në zonën e Maminasit do të rikthehet brenda një kohe të shkurtër në funksionimin normal të saj.

Luan Muça, themeluesi dhe administratori i Delta Grup, pjesë së cilës është dhe fabrika ku ndodhi dje incidenti, në një mesazh publik ka shprehur mirënjohjen për gjithë strukturat e shtetit për reagimin në kohë.

LUAN MUÇA, CEO DELTA GROUP:

Të dashur miq dhe bashkëpunëtorë të Deutsch Color!

Mbrëmjen e djeshme për shkaqe të cilat po verifikohen, fabrika jonë në Maminas, Bashkia Shijak, u përfshi në një zjarr masiv. Me një ndjenjë të thellë mirënjohje dhe me krenari dua t’ju njoftoj se kjo situatë e vështirë u përballua nga të gjithë bashkë. Fatmirësisht nuk patëm asnjë fatkeqësi të parikuperueshme, përveç dëmeve materiale.

Dëshiroj te shpreh mirënjohjen tonë maksimale ndaj te gjitha strukturave të shtetit për ndihmën e dhënë natën djeshme në fabrikën e Deutsch Color. Nderim të veçantë ndaj reparteve të zjarrfikësve të Forcave të Armatosura, Emergjencave Civile, Shijakut, Durrësit, Tiranës, Kamzës etj., të cilët luftuan për disa orë pandërprerje duke vendosur jetën e tyre ne rrezik dhe bënë të mundur shpëtimin e pjesës më te madhe të fabrikës Deutsch Color.

Gjithashtu dëshirojmë të falenderojmë sinqerisht, Ministrin e Brendshëm, drejtorët e përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe Emergjencave Civile, drejtuesit e shërbimit zjarrfikës të cilët u gjendën menjëherë në drejtimin e aksionit për shpëtimin e këtij investimi të rëndësishëm në Shqipëri.

Familja jonë Delta Group dhe Deutsch Color ju shprehim mirënjohjen dhe dëshirojmë të garantojmë miqtë, klientët, bashkëpunëtorët tanë në Shqipëri, Kosovë dhe kudo në botë se kemi marrë masat për rikthimin në prodhim brenda një kohe shumë të shkurtër”.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026