“Dhimbja po na shtohet”, vëllai i Liridona Ademajt reagon pak para seancës
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet sot seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt. Seanca pritet të fillojë në orën 13:20.
Vëllai i Lirodones, Leonard Ademaj tha se shpresojnë që gjykimi të përfundojë sa më parë.
“Dhimbja po na shtohet dhe nuk gjejmë asnjë ngushëllim sa herë e mendojmë dhe e shohim se si dy fëmijë të vegjël po rriten pa nënën e tyre. Urojmë që gjykimi të përfundojë shpejtë”, shkroi ai në Facebook
Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor 2023, në një rrugë në fshatin Bërnicë të Prishtinës. Rasti i vrasjes së 30-vjeçares fillimisht ishte raportuar si “grabitje me pasoja të vrasjes”.
Dy ditë më vonë u arrestuan dy persona, në mesin e të cilëve edhe bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli. Tre të akuzuarit e tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt janë Kushtrim Kokalla, Granit Plava dhe Tom Doda.
LEXONI GJITHASHTU:
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia