Kardiologia: Dhimbjet në gjoks jo gjithmonë tregojnë probleme me zemrën, vizitohuni
Dhimbjet në gjoks nuk janë gjithmonë të lidhura me zemrën, por ato janë një sinjal që duhet të shkojmë tek mjeku. Kardiologia Manjola Liko në një intervistë për Euronews Albania thotë se në asnjë rast nuk duhet humbur kohë.
‘Kush do që ka një dhimbje në gjoks që zgjat 2-3 minuta është e rekomandueshme që të bëj një konsultë mjekësorë dhe një bilanc të analizave të gjaku, jo gjithmonë vjen nga zemra por nuk duhet neglizhuar’,-tha kardiologa Manjola Liko.
Me shqetësim kardiologia, thotë se mosha e pacientëve të saj tashmë ka zbritur në të 40-tat, dhe shkaqet janë disa.
“40-50 vjeç, faktorë ndikues stili i jetesës, dieta, mos aktiviteti fizik dhe mos kontrolli faktorëve të riskut që këta persona bartin’,-tha Liko.
Ata që kanë një person në familje, që ka bërë vdekje të papritur, apo ka bërë sëmundje ishemike, infarkt miokardi e insult cerebral në moshë të re, duhet patjetër të nisin në moshë të hershme kontrollet tek mjeku dhe të mos presin shenjat e sëmundjes.
“Që tek të 30 duhet kontroll çdo 6 muaj nëse ka vdekje të papritur në familje, ata që kanë prindër që vuajnë nga dislipidemitë, duhet që në moshën 20 të nisin analizat”,-tha kardiologia
Për popullatën e shëndetshme, kardiologia këshillon nisjen e kontrolleve periodike pas moshës 35 vjeç, ndër rekomandon të bëhet kujdes me stilin e jetesës.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)