Dhjetëra kolonë izraelitë sulmojnë dy fshatra palestineze në Bregun Perëndimor

12 Nëntor 2025 | 09:29

Dhjetëra kolonë izraelitë të maskuar sulmuan dy fshatra palestineze në Bregun Perëndimor, të martën, duke u vënë flakën automjeteve dhe pronave përpara se të përlesheshin me ushtarët izraelitë të dërguar për të ndaluar masakrën, thanë zyrtarët izraelitë dhe palestinezë, të mërkurën.

Policia izraelite tha se katër izraelitë u arrestuan në atë që e përshkroi si “dhunë ekstremiste”, ndërsa katër palestinezë u plagosën.

Sipas raportimeve, dhuna e kolonëve është rritur që me nisjen e luftës në Gaza dy vjet më parë, dhe është intensifikuar në javët e fundit.

Në incidentin e së martës, ushtria tha se ushtarët fillimisht iu përgjigjën sulmeve të kolonëve në fshatrat Beit Lid dhe Deir Sharaf. Ajo tha se kolonët ikën në një zonë industriale dhe sulmuan ushtarët e dërguar në vendngjarje, duke dëmtuar një automjet ushtarak.

Zyrtari palestinez Muayyad Shaaban, i cili kryeson Komisionin qeveritar, tha se kolonët i vunë zjarrin katër kamionëve të qumështit, tokës bujqësore, kasolleve prej kallaji dhe tendave që i përkisnin një komuniteti beduin.

Ai tha se sulmet ishin pjesë e një fushate për të dëbuar palestinezët nga toka e tyre dhe akuzoi Izraelin se u jep kolonëve mbrojtje dhe imunitet. Ai bëri thirrje për sanksione kundër grupeve që “sponsorizojnë dhe mbështesin projektin terrorist të vendbanimeve koloniale”.

Sakaq, Presidenti francez Emmanuel Macron i denoncoi sulmet gjatë takimit të tij me presidentin palestinez Mahmoud Abbas në Paris të martën, duke thënë se “dhuna e kolonëve dhe përshpejtimi i projekteve të vendbanimeve po arrijnë nivele të reja, duke kërcënuar stabilitetin e Bregut Perëndimor”.

Zyra humanitare e OKB-së javën e kaluar raportoi më shumë sulme të kolonëve izraelitë ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor.

Ndërkohë, palestinezët dhe grupet e të drejtave të njeriut akuzojnë ushtrinë dhe policinë izraelite se nuk kanë arritur të ndalojnë sulmet nga kolonët.

LEXONI GJTIHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit

Dhoma e Ulët e parlamentit italian miratoi të enjten një plan qeveritar shumë të kontestuar për të ndryshuar ligjin zgjedhor, një lëvizje që kundërshtarët e...
14:45 | 16/07/2026

Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shkarkoi të mërkurën prokurorin e sapoemëruar federal për distriktin perëndimor të Uashingtonit, Roger Rogoff, më pak se një orë pasi...
14:12 | 16/07/2026

Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe

Kremlini tha të enjten se Rusia i është mirënjohëse Turqisë për gatishmërinë e saj për të lehtësuar një zgjidhje për Ukrainën. “Jemi shumë të vetëdijshëm...
13:32 | 16/07/2026