Anastasi: Dështimi i reformës në drejtësi nuk lidhet me hartën e re gjyqësore
Vendimi i fundit i KLGJ-së për hartën e re gjyqësore cenon interesin e qytetarëve.
Kështu u shpreh në Now me Erla Mëhillin Aurela Anastasi, anëtare e Komitetit Drejtues të Dhomës Kombëtare të Avokatisë.
“Krijohen vështirësi për qytetarët dhe avokatët të cilëve u largohen gjykatat dhe e kanë më të vështirë të kryejnë përfaqësimin. Lidhet edhe me rritjen e shpenzimeve që kanë qytetarët dhe avokatët, që kjo do të ndikojë edhe te shpenzimet e qytetarëve”, u shpreh ajo.
Anastasi shtoi se do të rëndohen edhe vonesat në proceset gjyqësore, pasi avokati i një rrethi duhet të shkojë në një rreth tjetër.
Anastasi tha më tej se “dështimi i reformës ne drejtësi dhe harta e re gjyqësore, nuk kanë lidhje me njëra tjetrën. Krijimi i stoqeve ka qene qe para reformës në drejtësi”.
Ajo tha se sipas saj, KLGJ nuk e ka bazuar këtë në largimin e gjyqtarëve nga vetingu.
Anastasi tha se grupi i interesit i avokatëve është i fortë dhe i lidhur me interesat e qytetarëve dhe kërkesa që kanë parashtruar lidhet me të drejtat e qytetarëve si të drejta kushtetuese.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 13:13 Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 3 të arrestuar, “detyrim paraqitje” për të tjerët
- 12:55 Lamallari reagon pas incidenteve te Komisariati Nr. 3: Dhuna ushqehet nga gjuha e urrejtjes
- 12:28 Shpërthejnë bombolat e gazit në Maliq, përfshihet nga flakët një banesë
- 12:19 I jepet lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro
- 12:16 Lutjet mortore për Khamenein mbahen pa Mojtaban; djemtë e tjerë marrin pjesë
- 12:13 Motorë dhe adrenalinë – Korça u gjallërua për dy net nga Moto & Rock Festival