Dhuna ndaj Petraq Milos, Abazoviç kërkon falje: Nuk e ka prishur radhën

27 Shkurt 2023 | 14:33

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, u pyet gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me  kryeministrin Rama, në lidhje me dhunën e ushtruar nga policët kufitarë malazez ndaj profesorit Petraq Milo.

Abazoviç i kërkoi falje profesorit dhe tha se aktorët që kryen atë akt të shëmtuar do të dënohen.

Gjithashtu shefi i qeverisë në Podgoricë u tërhoq nga deklarata se profesori kishte prishur radhën. Ai tha se pas informatave që ka marrë profesori nuk ka kryer asnjë akt të kundërligjshëm.

“Shkurt më vjen shumë keq që ka ndodh ky incident, i kam kërkuar falje profesorit. Masat janë marrë menjëherë dhe janë arrestuar aktorët e këtij incidenti.

Më vjen keq që ka ndodhur kjo kjo gjë dhe kushdo që vjen nga Shqipëria është i mirëpritur.

Nuk kam qejf të politizohet kjo çështje, pasi nuk ka të bëjë me politikën zyrtare, por me një rast katastrofal.

E ftoj profesorin që të vijë, unë i kam kërkuar falje dhe çdokush është i mirëseardhur. Ata njerëz që kanë përgjegjësi për atë që ka ndodhur do të dënohen. Ligji do të zbatohet.

Pati keqinterpretime nga ana ime se dikush ka prishur radhën, pas informatave që kam marrë profesori nuk e ka prishur radhën, madje ai ka dashur të jap kontributin e tij”, tha Abazoviç.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026