Dhuna ndaj të miturit, në kopshtin “Gledis” puna vijon me dyer të mbyllura

24 Janar 2025 | 17:51

Babai i fëmijës që dyshohet se ka rënë pre e dhunës nga edukatorja në Kopshtin “Gledis”, Lorenc Rrapa, së bashku me gazetaren e Euronews Albania, kanë qëndruar para këtij institucioni privat për të kërkuar shpjegime, por askush nuk ka pranuar tu përgjigjet.

Pavarësisht zhurmës së madhe dhe senisbilizimit mediatik për këtë rast, puna në këtë  kopsht vazhdon ndërsa askush nuk i përgjigj thirrjeve për të hapur derën.

Në një deklaratë për Euronews Albania, Lorenci ka treguar se ka tentuar të bisedojë me administratorët e kopshtit, por ata nuk kanë pranuar të komunikojnë me të. Ai ka trokitur në deër me thirrjet: ‘Hapni derën o dhunues’,”.

Ai gjithashtu ka pulbikuar një video kur ka shkuar të filmojë pranë kopshtit, por ka hasur në pengesën e bashkëshortit të administratores që ka ndërhyrë për ta ndaluar.

“Kam vajtur për të kërkuar një prind tjetër dhe më ka rezultuar që edhe fëmija i tij është dhunuar. Ata nuk hapën derën dhe nuk dhanë asnjë shpjegim. I bëj thirrje edukatores Rudina që të dorëzohet”, – tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

Shqipëria renditet ndër vendet europiane më të prekura nga kriza demografike, ku rënia e lindshmërisë dhe emigrimi i popullsisë në moshë riprodhuese po krijojnë pasoja...
18:44 | 17/07/2026

Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë

Sektori i turizmit në Shqipëri ka shënuar rezultate pozitive edhe gjatë muajit maj 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, numri i vizitorëve që...
18:21 | 17/07/2026

35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve

Tregtia me vendet e huaja është rritur me 13% në muajin qershor. Në vlerë, vendi ynë ka përfituar nga eksportet, 35,4 mld lekë. Eksportet shqiptare...
18:13 | 17/07/2026