Dhuna nga edukatorja, flet babai i të miturit: Po kërkoj psikolog për djalin

24 Janar 2025 | 17:27

Lorenc Rrapa, babai i të miturit që dyshohet se është abuzuar nga edukatorja në një kopësht, ka folur në një intervistë tjetër për Euronews Albania, duke shprehur shqetësimet e tij për shëndetin e fëmijës dhe për pasojat e dhunës që ka përjetuar.

Rrapa theksoi se pas denoncimit të rastit dhe pas presioneve të shumta ndaj tij, ai tani është duke kërkuar një mjek psikolog për të trajtuar djalin e tij të vogël.

“Po kërkoj një mjek psikolog në shtet për të trajtuar djalin tim, por deri tani nuk kam arritur të gjej një zgjidhje,” u shpreh ai.

“Gjendja e tij nuk më duket normale, ai është dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht.”

Pavarësisht përpjekjeve të tij, ai shtoi se ende nuk ka gjetur një zgjidhje për shëndetin e djalit të tij.

“Kam shkuar në Qendrën Administrative nr. 14 për të kërkuar një punonjës social ose psikolog, por nuk kam arritur të gjejë asnjë, pasi ata ishin me pushime ose të angazhuar me aktivitete të tjera,” shtoi ai.

Ai tregoi se pas ngjarjes ka kaluar shumicën e kohës në Komisariatin e Policisë nr. 6 dhe ka bërë kallëzim për presionin që ka ushtruar vëllai i Rudina Gërdabit, edukatores që dyshohet për abuzimin.

“Kanë kaluar 24 orë, ku shumicën e kohës kam qenë në komisariatin e policisë. Kam bërë një kallëzim tjetër për presionin që më bëri vëllai i Rudina Gërdanit, edukatores,” tha Lorenc Rrapa.

Rrapi shprehu gjithashtu shqetësimin se edukatorja ende nuk është arrestuar, edhe pse kanë kaluar 48 orë nga denoncimi.

“Po kemi të bëjmë me një edukatore që ka kryer një krim dhe që ende nuk është kapur nga policia. Oficeri i policisë më tha se janë duke punuar, por ende nuk është bërë i mundur arrestimi i edukatores,” theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 48-të, qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të premte në ditën e 48-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:02 | 17/07/2026

Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

Shqipëria renditet ndër vendet europiane më të prekura nga kriza demografike, ku rënia e lindshmërisë dhe emigrimi i popullsisë në moshë riprodhuese po krijojnë pasoja...
18:44 | 17/07/2026

Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë

Sektori i turizmit në Shqipëri ka shënuar rezultate pozitive edhe gjatë muajit maj 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, numri i vizitorëve që...
18:21 | 17/07/2026