Proçedohet bashkëshorti i edukatores që dyshohet se keqtrajtoi të miturin

24 Janar 2025 | 16:20

Të enjten në emisionin “People’, në Euronews Albania një prind denoncoi se bashkëshorti i edukatores që dyshohet se i keqtrajtoi djalin e mitur në kopësht e ka kanosur.

Pas këtyre deklaratave dhe denoncimit në Komisariatin Nr.6 policia e Tiranës ka proceduar në gjendje të lirë shtetasin I. G., 63 vjeç.

“63-vjecari I.G është bashkëshorti i shtetases Rudina Gërdani e shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një të mitur, në kopshtin ku punonte si edukatore ndërsa procedimi ndaj tij nisi pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit ka kanosur shtetasin Lorenc Rrapa (babain e të miturit)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë që Lorenc Rrapa babai i Priamit 3-vjeçar i cili u dhunua në ambientet e kopshtit “Gledis” nga edukatorja Rudina Gërdani, tashmë e shpallur në kërkim, ishte të enjten i ftuar në emisionin “People” në Euronews Albania ku tregoi për kërcënimet që po merrte pasi denoncoi se djali i tij ishte dhunuar.

“Do shihemi ndryshe bashkë”, këto janë fjalët me të cilat sipas Lorencit bashkëshorti i edukatores e ka kërcënuar.  Megjithatë Lorenci shprehet se nuk mund ta falë gjakun e djalit të tij, ndaj është i vendosur që çështjen e Priamit 3-vjeçar ta çoj deri në fund.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 48-të, qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të premte në ditën e 48-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:02 | 17/07/2026

Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

Shqipëria renditet ndër vendet europiane më të prekura nga kriza demografike, ku rënia e lindshmërisë dhe emigrimi i popullsisë në moshë riprodhuese po krijojnë pasoja...
18:44 | 17/07/2026

Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë

Sektori i turizmit në Shqipëri ka shënuar rezultate pozitive edhe gjatë muajit maj 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, numri i vizitorëve që...
18:21 | 17/07/2026