Dhuna në familje, në Maqedoninë e Veriut regjistrohen 4 vrasje gjatë nëntë muajve

20 Nëntor 2019 | 18:59

Prej muajit janar e deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 4 vrasje në familje. Sipas të dhënave që Ministria e Brendshme i dha Euroneës Albania-së, në tre nga rastet, bashkëshorti ka vrarë gruan e tij, ndërsa në rastin tjetër, është vajza e cila ka vrarë nënën e saj. Dy prej vrasjeve janë regjistruar në Shkup, një në Manastir dhe tjetri në Koçan.

Përveç katër vrasjeve, janë raportuar edhe 17 lëndime të rënda. Gjithashtu rreth 353 raste të tjera janë regjistruar si vetëmbrojtje, të cilat nuk kanë baza të mjaftueshme për procedura penale.

në tre raste bashkëshorti e ka vrarë bashkëshorten e tij, ndërsa në një rast, vajza e ka vrarë nënën e saj. Dy vrasje kanë ndodhur në Shkup, një në Manastir dhe një në Koçan. Nga fillimi i këtij viti deri në shtator, në polici janë denoncuar gjithsej 2370 raste të problemeve familjare.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, MPB ka regjistruar një ulje me 3,3% të veprave penale ndërsa një rritje me 63,4% ndaj rasteve të vetëmbrojtjes. Kjo rritje, sipas MPB-së, vjen sepse gjithnjë e më shumë viktimat e dhunës në familje po marrin kurajo për të denoncuar në polici. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026