Dhunë ndaj nënës dhe plagosje me thikë, çfarë ndodhi orët e fundit në Berat

10 Shkurt 2024 | 12:44

Një 36-vjeçar në Çorovodë ka rënë në prangat e Policisë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobta, ka goditur me thikë një 35-vjeçar, banues në Skrapar.

Sipas Policisë, i plagosuri mori mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë në pranga ka rënë edhe një 29-vjeçar, banues në Skrapar, i cili ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

  • Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasin L. B., 36 vjeç, banues në Çorovodë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. I., 35 vjeç, banues në Skrapar, i cili mori mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
  • Nga të njëjtët specialistë u arrestua në flagrancë dhe shtetasi H. M., 29 vjeç, banues në Skrapar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre

Dy punonjës të Policisë së Shtetit janë arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi dyshohen për veprat penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione...
17:59 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në ‘X’ ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës. Rama shkruan...
17:45 | 16/07/2026

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar këtë të enjte në ambientet e Poliklinikës në qytetin e Shkodrës. Policia bën me dije...
17:09 | 16/07/2026