Dhunohet një oficer i krimit ekonomik të drejtorisë vendore në Korçë, detajet e para

19 Qershor 2024 | 18:21

Dhunohet një oficer i krimit ekonomik të drejtorisë vendore të qarkut Korçë.

Burime të siguruara pranë kësaj drejtorie thanë se sherri ka nisur në një lokal në qytetin e Korçës e më pas ka shkuar deri në përdorimin e grushteve dhe mjeteve të tjera.

Policia ka shoqëruar dhunuesin dhe po merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Për momentin i njëjti burim tha se sherri ka ardhur për motive banale.

Ndërkohë një tjetër raste ka ndodhur para pak minutash, ku në spitalin rajonal të Korçës është paraqitur një 18 vjeçar i dhunuar.

Burime nga spitali bëjnë me dije se 18 vjeçari ka marrë plagë në kokë, mendohet të jetë goditur me shkop bejsbolli. Ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026