Dhunoi dhe kërcënoi me armë gjahu nënën, vihet në pranga 44-vjeçari
Një 44-vjeçar në Gjirokastër është arrestuar pasi ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij dhe e kanosi atë me armë gjahu.
Atij i janë sekuestruar arma e gjahut çifte, municion luftarak, një armë e ftohtë (thikë) dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, që i posedonte 44-vjeçari.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga një shtetase 71 vjeçe, se djali i saj e kishte dhunuar dhe e kishte kanosur me armë gjahu, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Y. P., 44 vjeç, banues në fshatin Zhulat, Gjirokastër.
Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij dhe e ka kanosur atë me një armë gjahu çifte që e posedonte me leje.
Arma e gjahut u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me një sasi municioni luftarak për këtë lloj arme, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis dhe një armë të ftohtë thikë, që i posedonte 44-vjeçari.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”,- thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë