“Dhunuesi je ti”, nisma që filloi në Kili mbërrin edhe në Tiranë
Nisma “Dhunuesi je ti”, një kërcim global lidhur me të drejtat e grave dhe nxjerrjen në pah të dhunës me bazë gjinore ka mbërritur edhe në Shqipëri.
Nisma vjen e frymëzuar nga manifestimi i guximshëm i grave në Kili, të cilat zgjodhën ta kundërshtojnë dhunën shtetërore të ushtruar ndaj tyre. Kërcimi “Dhunuesi je ti” shoqëruar nga himni i përshtatur në gjuhën shqipe është një formë proteste sjellë edhe në vendin tonë nga gra dhe vajza.
“Raste të tilla ekzistojnë pafund kudo në botë, ekzistojnë edhe në vendin tonë pavarësisht se nuk janë publike, pavarësisht se nuk merren masa as nga policia”, – tha aktivistja Albina Ruko.
Sipas tyre, për ta ndryshuar situatën e dhunës edhe në vendin tonë, gratë dhe vajzat duhet të bashkohen kolektivisht, për të denoncuar padrejtësitë shtetërore ndaj tyre.
“Asnjë vajza dhe grua në Republikën e Shqipërisë nuk do duhet të pranojë shtypjen, nuk do duhet të pranojë dhunën dhe do duhet të ngre zërin kundër saj.”- u shpreh aktivistja Liri Kuçi.
Nisma u soll në Tiranë nga lëvizja “Organizata Politike” së bashku me aktivistët në mbrojtje të drejtave të vajzave dhe grave.
Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
- 20:04 Rritet ndjeshëm trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, niveli më i lartë pas luftës SHBA-Iran
- 20:04 Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike
- 19:58 Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
- 19:50 Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:43 Parlamenti spanjoll i bën thirrje Sanchez të japë dorëheqjen për shkak të skandaleve të korrupsionit
- 19:43 Meteorologët: 2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë për shkak të El Nino-s, efektet ndihen dhe në Shqipëri