Dhurata për fëmijët e policëve, Bushati: Këtë periudhë u qëndrojmë pranë atyre që shërbejnë çdo ditë

19 Dhjetor 2020 | 16:38

Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës, Ervin Bushati ishte bashkë me disa fëmijë të efektivëve të Policisë së Shtetit, për t’iu bërë atyre disa dhurata dhe për të kaluar disa momente të gëzueshme në vigjilje të festave të fundvitit.

Me pjesëmarrjen e animatorëve, por edhe të disa aktorëve që recituan poezi dhe përralla u krijua një atmosferë e gëzueshme për fëmijët e policëve.

Duke folur për këtë aktivitet, Bushati theksoi se organizimi vjen si një shenjë falënderimi për efektivët e policisë, të cilët janë gjatë gjithë kohës në shërbim, duke lënë deri diku pas dore familjen e tyre.

“Fëmijët na mësojnë shumë këto ditë. Nga ata mund të mësojmë si mund të gëzojmë më shumë. Si mund të jetojmë bashkë më mirë dhe si mund të rrimë të gjithë në një shoqëri, duke ndarë vlerat më të mira që kemi. Ndaj sot, edhe në shpirtin e krishtlindjeve dhe të vitit të ri u munduam që të shpërndajmë disa dhurata për fëmijët e atyre që shërbejnë përditë, atyre që do shërbejnë edhe gjatë festave e para festave për të gjithë ne shqiptarët, të cilët janë policia e shtetit.

 

Ndaj sot ne patëm një shfaqje të vogël simbolike, duke treguar vlerat më të mira të shoqërisë dhe shpërndamë disa dhurata për fëmijët e punonjësve të policisë së shtetit, të cilët 24 orë në ditë, 365 ditë në vit na shërbejnë të gjithë që shoqëria të jetë më e mirë”,  tha Bushati.

Pasi kënduan dhe kërcyen, fëmijët morën edhe dhuratat nga babagjyshi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026