Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak tur takimesh në Itali, Gjermani e Francë

Miroslav Lajçak
23 Shkurt 2024 | 09:57

Miroslav Lajçak i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka intensifikuar takimet me faktorin ndërkombetar në kuadër të hapave të ardhshëm për dialogun Kosovë-Serbi. Lajçak në një reagim në facebook nuk ka permendur refuzimin që i ka bërë një takimi të mundshëm Besnik Bislimi, por ka renditur personat qe ka takuar mes të cilëve dhe Dora Bakojanis e cila është reportere e Kosovës për anëtarësimin e saj në Këshillin e Europës.

“Udhëtova këtu sot për një sërë takimesh me partnerët tanë italianë. Diskutuam për zhvillimet e fundit në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, çështjet më të gjera rajonale dhe hapat e ardhshëm në muajt e ardhshëm. Sot, u takova me Fabrizio Saggio, Këshilltarin Diplomatik të Italisë, Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm në  Ministrinë e Punëve të Jashtme Carlo Lo Cascio dhe drejtorin e Adriatikut dhe Ballkanit Andrea Cascone. Unë jam mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë dhe koordinimin e ngushtë në përpjekjet tona të përbashkëta. Nga Roma, nesër do të nisem për në Maltë për një seri tjetër konsultimesh të rëndësishme”, ka thënë Lajçak përmes një postimi në Facebook.

Lajcak theksoi nevojën urgjente për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se “ky normalizim është thelbësor për stabilitetin e rajonit, zhvillimin ekonomik dhe përparimin drejt Bashkimit Evropian”.

“Në fillim të kësaj jave, ndërsa isha ende në Bruksel, mirëprita Dora Bakoyannis, Raportuese për Komisionin e Çështjeve Politike të PACE, në selinë tonë. Kemi shkëmbyer përditësime në dosjet tona përkatëse. E informova për dialogun Beograd-Prishtinë dhe ajo më informoi për punën e saj në muajt e fundit”, tha Lajcak.

“Pjesa më intensive e javës së kaluar ishte padyshim Konferenca vjetore e Sigurisë në Mynih të fundjavës së kaluar. Kam marrë pjesë në ngjarje të shumta të fokusuara në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë një panel diskutimi publik për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, ku theksova nevojën urgjente për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky normalizim është thelbësor për stabilitetin e rajonit, zhvillimin ekonomik dhe përparimin drejt Bashkimit Evropian”.

“Përtej sesioneve zyrtare, Konferenca e Sigurisë së Mynihut ofroi gjithashtu një platformë të vlefshme për t’u lidhur me partnerë, kolegë dhe miq nga e gjithë bota. Këto ndërveprime janë thelbësore për të ndjerë pulsin mbi zhvillimet më të fundit në rajone të ndryshme të botës dhe për të formuar opinione për çështje komplekse globale”, shtoi Lajçak.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Radoiçiç mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë në 2023, Vuçiç: Ai nuk është kriminel, Kosova shkaktare

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Millan Radoiçiç, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të...
08:42 | 30/06/2026

Kosova emëron gruan e parë atashe të Mbrojtjes në Shqipëri, Fatbardha Osaj merr detyrën në Tiranë

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka njoftuar se nënkolonelja e FSK-së, Fatbardha Osaj, ka marrë zyrtarisht detyrën si atashe e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës...
19:32 | 29/06/2026

U arrestuan për provokimet gjatë Vidovdanit, shtyhet më 1 korrik seanca ndaj 36 serbëve

36 serbët që u paraqitën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklaruar të pafajshëm, por një vendim për ta është shtyrë për 1 korrik, në...
17:45 | 29/06/2026