Digjen tre makina në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

18 Korrik 2023 | 08:23

3 makina janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë në zonën e njohur si Albano&Romina.

Nga zjarri janë djegur dy makina dhe pjesërisht një e tretë. Forcat zjarrfikëse kanë parandaluar përhapjen e zjarrit te makinat e tjera të parkuara pranë.

Sipas informacioneve paraprake shkaku i zjarrit mendohet i qëllimshëm.

Njoftimi i policisë:

Mëngjesin e sotëm, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, janë përfshirë nga flakët 3 automjete të parkuara afër njëra-tjetrës, 2 prej tyre tip “Ford” të cilat janë djegur pjesërisht dhe njëri tip “Volkswagen” që është djegur plotësisht.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të vënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Protesta ka rëndësinë e vet, por janë mbledhur zemërakët dhe dështakët e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të premte në eventin e Edicionit të Tretë të Javës së Administratës Publike, me fokus Shërbimin Publik për...
10:25 | 03/07/2026

Kreu i SPAK prezanton raportin 2025: Bashkëpunimi ndërkombëtar, kyç në luftën kundër korrupsionit

Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho ka paraqitur sot në Komisionin e Ligjeve, raportin vjetor të Strukturës së Posaçme për vitin 2025. Në nisje të fjalës...
10:18 | 03/07/2026

IKMT shemb ‘beach barin’ pa leje në Jalë

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në Vuno, nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT). Sipas...
08:59 | 03/07/2026