Digjet 1 veturë me targa serbe në Podujevë, dyshohet se brenda kishte eshtra njeriu

5 Shkurt 2025 | 16:05

Një veturë është gjetur e djegur të martën në Gllamnik të Podujevës, brenda dyshohet se kishte eshtra të një personi.

Këtë e ka konfirmuar kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi, i cili ka thënë për KosovaPress se vetura është me targa serbe.

Ai nuk ka dhënë detaje të tjera, veçse bëri të ditur se po vazhdojnë hetimet për këtë rast.

“Është gjetur një veturë me eshtra të njeriut. Veturë me kocka që dyshohet se janë të njeriut sipas konstatimit të parë të mjekut. Vetura është me tabela serbe, kaq kemi informacione. Hetimet vazhdojnë, është rast i rëndë”, ka thënë Gashi.
LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Serbia arreston në kufi 73-vjeçarin nga Kosova për krime lufte, familjarët hedhin poshtë akuzat

Ministria serbe e Punëve të Brendshme ka njoftuar se e ka arrestuar një person nga Kosova me iniciale O.S Ai u kap në pikëkalimin kufitar...
17:12 | 03/07/2026

Prokuroria Speciale ngre aktakuza ndaj 6 ish-gardianëve serbë për krime lufte kundër shqiptarëve

Prokuroria Speciale këtë të premte ka njoftuar se ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë dy aktakuza me propozim për gjykim në mungesë, për veprën...
16:54 | 03/07/2026

Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë

Të tjera ankesa janë dërguar pak para afatit të fundit kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në...
15:29 | 03/07/2026