Digjitalizohet shëndetësia në RMV, aplikacioni “Shëndeti im” mundëson akses online

26 Maj 2023 | 19:12

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk do të kenë më nevojë të mbajnë letra me diagnoza, receta ose raporte të tjera mjekësore pasi nga sot, gjithçka është digjitalizuar.

Dosja mjekësore e çdo qytetari të RMV-së do të jetë e disponueshme nëpërmjet aplikacionit “Shëndeti Im” në të cilin do të kenë akses qytetarët individualisht me llogarinë e tyre ekzistuese elektronike kombëtare.

“Aplikacioni Shëndeti Im është një novitet shumë i madh dhe shumë shpresëdhënës që po ndodhë tani ndërsa është dashur të ndodhë shumë më herët. Edhe tani ne i përshpejtuam procedurat me të vetmit qëllim që pacientët të hyjnë në aplikacion dhe të informohen, dhe të mos mbajnë sikur kanë mbajtur deri më tani ato fletoret me analiza që të mos i humbin. Tani me një klikim do ti kenë të gjitha se çfarë ka bërë laboratori, fletë-lëshime gjatë spitaleve, diagnostifikim, terapi nga mjeku amë…”, tha Fatmir Mexhiti, ministër i Shëndetësisë në RMV.

Zhaklina Çagorovska nga Administrata për Kujdesin Elektronik Shëndetësor sqaroi se aplikacioni ka filluar të përgatitet para krizës së Covid 19, dhe u shpreh e bindur se kjo paraqet një formë të lehtë dhe inovative për shëndetësinë.

“Aplikacioni është i disponueshëm nga data 12 maj. Mund ta shkarkoni. Ne synonim që ai të ishte i thjeshtë për t’u përdorur, por të përmbajë në mënyrë optimale të dhënat e nevojshme që ne mund t’u ofrojmë qytetarëve. Në fakt të marrin informacione për të cilat nuk është e nevojshme që ndoshta të vizitojnë mjekun e tyre, por ata do t’i marrin në në telefonin e tyre celular. Aplikacioni përfaqëson kartelën tuaj elektronike shëndetësore. Ai është i destinuar për qytetarët e të gjitha moshave që duan të kenë akses në të dhënat e tyre shëndetësore”, u shpreh Zhaklina Çagorovska, nga Ministria e Shëndetësisë.

Aplikacioni funksionon në maqedonisht, shqip dhe anglisht dhe është i lidhur me një program ekzistues që përdornin deri tani vetëm mjekët për të lëshuar raporte apo për të rezervuar kontrolle,  duke vënë në dispozicion të pacientëve një historik shëndetësor të dhjetë viteve të fundit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026