Dikur e akuzonte si vrasës, Bardhi shpjegon pse po bashkëpunon me Berishën

7 Shtator 2023 | 21:27

Gazment Bardhi komentoi në “Now me Erla Mëhillin” deklaratat e tij për Sali Berishën kur e ka quajtur “vrasës”. Në debatin në Euronews Albania, atij ju vu në dukje se është e pamoralshme të ulesh në një tryezë me dikë që më herët e ke akuzuar kaq rëndë.

Bardhi argumentoi se nuk mund të vendosë inatet personale mbi interesat e opozitës. Sipas tij çfarë është absurde është sherri brenda PD-së dhe nuk mund të vijojë më tepër në kurriz të qytetarëve.

Sipas tij është më e ndershme të bashkëpunojë me Berishën se të vijojë problemin e brendshëm në PD dhe të mos kryejë funksionin e tij për të cilin paguhet nga taksat e qytetarëve.

“Ajo që unë kam bërë sot është nevoja urgjente që ka Shqipëria për një opozitë funksionale dhe të unifikuar. Nuk i zgjedh unë faktorët opozitar në vend, unë kam për detyrë të jap modelin tim, aktet e mia, sjelljen time. E rëndësishme në këtë moment është do rrimë peng i sherrit brenda Partisë Demokratike apo të bëjmë opozitë me Edi Ramën. Qytetarët nga taksat e tyre mua si deputet i Kuvendit të Shqipërisë më paguajnë të bëj opozitë apo të sherrosem me Sali Berishën. Mos i nxirrni fjalët nga konteksti dhe nga momenti ku janë thënë. Unë nuk kam hyrë në politikë për të nxjerrë inatet e mia. E kam thënë me dhjetëra herë secili nga ne do të duhet të kapërcejë veten për opozitën funksionale.

Ti po më thua mua, meqenëse jeni sharë me Sali Berishën vazhdojeni sherrin dhe nja dy vite të tjera. Secili me moralin e tij personal iu prezantohet qytetarëve. Unë nuk jam Sali Berisha dhe Sali Berisha nuk është Gazment Bardhi. Unë mbaj përgjegjësi vetëm për aktet dhe veprimet e mia. Fakti që unë i kam bërë akuza po themi Ermonela Feljat, çfarë do të thotë që nuk do të shkoj në një konferencë kryetarësh meqë përballë kam atë?! S’mund të mbajmë inat me njëri tjetrin dhe të vuajnë pasojat qytetarët,” – u shpreh Bardhi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026