Dimitris Mavros: Shqipëria në situatë shumë të keqe, qeverisja të bëjë kujdes
Presidenti i MRB, Dimitris Mavros deklaroi se Shqipëria po përballet me një situatë shumë të keqe, duke iu referuar sondazhit të “Barometrit” në Euronews Albania.
Sipas tij, qeverisja duhet të jetë shumë e kujdesshme me njerëzit, pasi vendi ka shumë probleme.
“Do doja të flisja si shqiptar sepse duhet të them se ne po përballemi me probleme. E para ka të bëjë me gjendjen në vend. Shqipëria ka po të njëjtën pamje si të gjitha vendet evropiane.
Në lidhje me pyetjen për të ardhmen, nëse po shkon në drejtimin e duhur apo jo, fakti është që jeni në një situatë shumë të keqe, sepse pritshmëria e shqiptarëve, thonë se nuk kemi se çfarë themi. Qeverisja apo qoftë edhe opinion bërësit, duhet të kenë kujdes që t’i mbajë njerëzit në humorin e duhur, përndryshe, vërtet vendi do të përballet me të keqen”, theksoi ai.
60.2% e shqiptarëve janë pesimistë për ecurinë e situatës së përgjithshme në vendin tonë.
Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, rreth 2/3 u shprehën se situata në vendin tonë po shkon shumë keq. Ndërsa vetëm 9.5% e të pyeturve mendojnë se situata në vendin tonë është në rrugën e duhur.
Gjetjet janë të Barometrit të Euronews Albania, realizuar në periudhën 9-21 shtator 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.
LEXONI GJITHASHTU
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona