Dinamika/ Si e vrau filipinasi shqiptaren, në banesë ishin dhe prindërit e tij

3 Prill 2025 | 12:14

Vrasja makabër e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula nga ish-i dashuri filipinas Mark Antony Samson, ka tronditur Italinë.

Krimi makabër dyshohet se ka ndodhur në banesën e të riut në Via Homes 16, në lagjen Africano të Romës, teksa prindërit e tij ndodheshin në shtëpi, por ende nuk dihet roli i tyre në krim.

Sipas Il Messaggero 22-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e Samsonit, të cilin e takoi mbi një vit më parë, kur të dy, si studentë universiteti, punonin me kohë të pjesshme në McDonald’s përballë Piazza del Popolo.

Ata ishin në një lidhje prej disa muajsh, por marrëdhënia e tyre kaloi në krizë. Sipas rikonstruksionit nga policia, atë natë i dyshuari ka zbuluar disa mesazhe që vajza kishte shkëmbyer me një të ri tjetër, të cilin e kishte njohur së fundmi në Tinder.

Raportohet se kishin shkëmbyer mesazhe me njëri-tjetrin, por nuk ishin takuar. Ndërkohë Samsoni është ngritur në agimin e 26 marsit, ka marrë një thikë kuzhine dhe ka filluar ta godasë. Samson ka futur në makinën e tij trupin e të dashurës së tij të mbyllur në një valixhe dhe udhëtoi rreth 50 kilometra derisa arriti në periferi të Polit, një qytet i vogël në brendësi të Romës. I riu e njihte prej kohësh këtë vend, pasi kishte shkuar disa herë me biçikletë.

Më pas ka nxjerrë valixhen me trupin e saj nga shkëmbi dhe është kthyer në banesë, ndërsa celularin e ka mbajtur për disa ditë.

Nën hetim është prania në shtëpi e prindërve të 23-vjeçarit, të cilët aktualisht nuk janë nën hetim, por që mund të akuzohen për bashkëpunim në vrasje.

Policia Shkencore ka gjetur dje disa njolla të vogla në banesë që po analizohen dhe dyshohet se është gjaku i Ilarisë.

Mark Antony Samson, 23-vjeçari filipinas, ka pranuar se ka vrarë me thikë 22-vjeçaren shqiptare Ilaria Sula pas një debati në banesën e tij në Romë.

“Kërkoj falje. Më vjen keq për atë që bëra”, ka deklaruar ai gjatë marrjes në pyetje.

Pasi e ka goditur me thikë, duke i shkaktuar plagë të shumta, përfshirë një në qafë, Samson e ka futur trupin e viktimës në një valixhe dhe e ka transportuar rreth 50 km larg shtëpisë, ku e ka hedhur nga një shkëmb në zonën pyjore të Polit.

Hetuesit po kërkojnë celularin e Ilarias, të cilin dyshohet se vrasësi e hodhi në një pusetë në Romë, si dhe armën e krimit, që mund të jetë hedhur në një kazan mbeturinash në lagjen Montesacro. Prokuroria ka konfirmuar se trupi nuk ishte copëtuar dhe se Samson ndihmoi autoritetet për të gjetur valixhen.

Hetimet zbuluan se pas vrasjes, 23-vjeçari përdori telefonin e Ilarias për të postuar në rrjetet e saj sociale, një veprim që ndihmoi në zbardhjen e krimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Asnjë ndërtim në Porto Palermo”, Rama reagon ndaj lajmeve në rrjetet sociale: Është shpallur monument kulture

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj pretendimeve për ndërtime në zonën e Porto Palermos, duke i cilësuar ato si dezinformata që, sipas tij, po përhapen...
09:44 | 05/07/2026

21 të arrestuarit e protestës te Parlamenti dalin sot për masë sigurie, pritet protestë para Gjykatës

Të 21 personat e arrestuar gjatë protestës së zhvilluar para Parlamentit do të dalin këtë të diel para Gjykatës së Shkallës së Parë, ku pritet...
09:29 | 05/07/2026

Aksident në aksin Tepelenë–Krahës, plagosen shoferi i taksisë dhe tre pasagjerë

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në aksin Tepelenë–Krahës, në vendin e njohur si “Mogila”, ku janë përfshirë dy automjete. Sipas...
09:03 | 05/07/2026