Dinamo City nis me fitore në “Final 4”, mposht Vllazninë 2-0 në “Air Albania”
Dinamo City ka marrë tri pikët e para në fazën “Final 4” të kampionatit, pasi mposhti Vllazninë me rezultatin 2-0 në stadiumin “Air Albania”.
Sfida nisi me ritëm të lartë dhe me Vllazninë më kërkuese në minutat e para, ku Mala dhe Balaj provuan të rrezikonin portën e Kirit, por pa arritur të gjejnë rrugën e rrjetës. Edhe Dinamo reagoi me Qardakun dhe Vilën, ndërsa pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.
Në fraksionin e dytë loja fitoi më shumë intensitet, me të dy skuadrat që krijuan raste të mira shënimi. Momenti kyç i ndeshjes ishte minuta e 69-të, kur Bajrami u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë Vllazninë me 10 lojtarë.
Dinamo përfitoi nga epërsia numerike dhe kaloi në avantazh në minutën e 77-të me Malomon, i cili finalizoi një aksion të rrjedhshëm të bluve. Në minutat shtesë, teksa Vllaznia ishte hedhur e gjitha në sulm, Xhejms vulosi fitoren e Dinamos me golin e dytë në një kundërsulm të shpejtë.
Me këtë fitore, Dinamo City e nis në mënyrën më të mirë fazën finale të kampionatit, duke shkuar në kuotën e 27 pikëve, ndërsa Vllaznia mbetet me 31 pikë pas ndeshjes së parë.
Digjet një makinë në autostradën Tiranë–Durrës (VIDEO)
Protesta në Tiranë, diaspora i bashkohet marshimit drejt Kryeministrisë
LIVE – Dita e 21-të e protestës, qytetarët dhe shqiptarët nga diaspora mblidhen para Kryeministrisë
- 19:54 Irani paralajmëron anijet: Mos iu afroni Ngushticës së Hormuzit
- 19:38 Humb një fëmijë në protestë, qytetarja thirrje prindërve: Ndodhet afër fonisë
- 19:28 “Kur shqiptarët i dalin zot atdheut”, protestuesit me pankarta në duar para Kryeministrisë (FOTO+VIDEO)
- 19:12 Digjet një makinë në autostradën Tiranë–Durrës (VIDEO)
- 19:06 Protesta në Tiranë, diaspora i bashkohet marshimit drejt Kryeministrisë
- 19:04 Rama publikon fotot: Dy fytyrat e një simboli të thirrjes për diasporën në protestë