Dinamo në vështirësi, Delia: Po kalon krizë goli, jo ekipi

16 Mars 2026 | 19:05

I ftuar në një lidhje live për emisionin “Kubi Sportiv”, specialisti i futbollit Bashkim Delia komentoi krizën e rezultateve të ekipit të kryeqytetit, Dinamos.

Ai theksoi se ekipi i Dinamos ka shfaqur një rënie performancash pas janarit, duke regjistruar vetëm tre barazime në nëntë ndeshjet e fundit, pavarësisht mundësive për fitore. Delia argumentoi se problemi kryesor është kriza në repartin e sulmit dhe finalizimin e aksioneve, ku lojtarët nuk po arrijnë të gjejnë rrugën e golit.

“U bënë disa ndeshje që ekipi i Dinamos nuk është më ai që ishte para janarit, domethënë para 26 janarit, kur kishim ato ndeshje jashtëzakonisht të bukura me spektakël dhe fitoren e Kupës së Shqipërisë, si dhe eliminimin e ekipeve më me zë në Europë. Pas janarit kanë bërë vetëm tre barazime nga nëntë ndeshje që kanë pasur mundësi për të fituar. Unë jam i mendimit se përveç dëmtimeve që ka pasur te Dinamo, sulmuesit nuk po stabilizohen dot. Ka një krizë goli, jo krizë ekipi. Ata po bëjnë lojë, po administrojnë lojën, por nuk shënojnë golat. Partizani erdhi tre herë në portë dhe shënoi tre gola. Dinamo ka dobësi në finalizim, dhe formacioni nuk është ai më optimal. Guindo, qendërsulmuesi kryesor Mustafa dhe lojtarë të rinj si Faruku nuk po marrin minuta të mjaftueshme dhe nuk japin rendimentin që kërkohet”, tha ai.

Në lidhje me mbijetesën, Delia identifikoi Flamurtarin, Tiranën, Vorën dhe Bylisin si ekipet më të rrezikuara për të dalë nga Superliga, duke theksuar se situata është e ndërlikuar dhe çdo ndeshje e mbetur do të ketë rëndësi vendimtare.

Ai përfundoi intervistën duke nënvizuar nevojën për mobilizim maksimal të Dinamos dhe përzgjedhjen e lojtarëve më në formë për të siguruar fitore në ndeshjet e ardhshme dhe për të mbajtur shpresën për vendin e katërt në kampionat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja, Franca, Argjentina… Raklli zbërthen favoritët e Botërorit 2026

Në emisionin “Kubi Sportiv”, të drejtuar nga Drilon Xhepollari, u diskutua nisja e turneut më të madh futbollistik në botë, FIFA World Cup 2026, si...
18:13 | 11/06/2026

Durrësi kryeqyteti i notit, 6 shtete garojnë në fundjavë në “Teuta Cup 2026”

Këtë fundjavë në Durrës do të zhvillohet edicioni ndërkombëtar i notit “Teuta Cup 2026”, në pishinën olimpike “Taq Dafa”. Turneu konsiderohet një nga aktivitetet më...
17:45 | 10/06/2026

“Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë

Ditën e djeshme ekipi kombëtar i futbollit humbi 1-0 ndaj miqësores me Izraelin në stadiumin “Air Albania”. Në një lidhje live për “Kubi Sportiv” me...
18:53 | 04/06/2026