Dinamo Zagreb rikthen dominimin, shpallet kampione e Kroacisë

27 Prill 2026 | 08:30

Dinamo Zagreb ka rikthyer supremacinë në futbollin kroat, duke u shpallur kampione për herë të 26-të në histori. Pas një sezoni ku titulli u mungoi vetëm për herë të dytë në dy dekadat e fundit, skuadra nga kryeqyteti korrigjon menjëherë “anomalinë” dhe rikthehet në fron.

Barazimi pa gola mes Hajduk Split dhe HNK Rijeka vulosi matematikisht triumfin e Dinamos, e cila kishte krijuar një diferencë të pakapshme prej të paktën 12 pikësh katër javë para fundit. Edhe përpara sfidës së kësaj të diele ndaj NK Varaždin, titulli ishte tashmë i sigurt, falë edhe avantazhit në përballjet direkte me rivalët.

Skuadra e Zagrebit nuk ndalet me kaq, pasi synon të kompletojë sezonin me “dopietë”. Dinamo do të përballet sërish me Rijekën në finalen e Kupës së Kroacisë më 13 maj, në një ndeshje që premton spektakël.

Një nga protagonistët kryesorë të këtij sezoni ka qenë sulmuesi Dion Beljo. I transferuar verën e kaluar nga Rapid Vienna, ai ka shkëlqyer me 28 gola në 31 ndeshje. Forma e tij në muajt e fundit ka qenë vendimtare, me 14 gola të realizuar vetëm që nga fillimi i marsit, duke e kthyer në një nga figurat kyçe të suksesit të Dinamos.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbrojtësi uzbek Khusanov i dhuroi një fanelë kameramanit me të cilin u përplas gjatë ndeshjes ndaj Kolumbisë

Abdukodir Khusanov u përpoq të ndreqte gabimin duke i dhuruar një fanelë të nënshkruar kameramanit me të cilin u përplas të mërkurën në mbrëmje gjatë...
20:31 | 19/06/2026

Reagon familja e Messit pas lajmit “fake” se babai yllit argjentinas ishte ndarë nga jeta

Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale, ata që janë pranë kapitenit të Kombëtares Argjentinase shpjeguan situatën e babait të lojtarit me numër dhjetë....
20:28 | 19/06/2026

Irani kthehet në çështje politike në Kupën e Botës 2026

Irani ka paralajmëruar një ankesë zyrtare në FIFA pas debutimit në Kupën e Botës 2026, duke pretenduar se kufizimet e vendosura nga SHBA ndikuan negativisht...
20:27 | 19/06/2026