English

Diplomaci me vaksinën anti-COVID, përplasjet me Rusinë dhe BE-në, deri te shpallja sekret shtetëror

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Vaksina ka nxjerrë në pah edhe aleancat politike mes vendeve që e prodhojnë apo e disponojnë atë. Ashtu si në shumë mallra, perëndimi duket i ndarë nga Kina dhe Rusia, e po kështu edhe aleatët respektivë të dy blloqeve.

- Advertisement -

Këto aleanca janë reflektuar edhe në Shqipëri.

Në fillim kryeministri shqiptar refuzoi publikisht një propozim rus për të marrë vaksinën Sputgnik V, duke e cilësuar ofertën si një provokim të ambasadës Ruse në tiranë.

Sipas tij, arsyeja e refuzimit kishte të bënte me faktin se vendi ynë ka një orientim drejt perëndimit. 

Por kursi ndryshoi sa hap me mbyll sytë dhe shkak u bë sërish vaksina. Që në ditën e parë të procesit të vaksinimit përpos entuziazmit, nuk mbeti jashtë vëmendjes akuza e kryeministrit Rama drejtuar Bashkimit Evropian.

“Kanë rendur të bëjnë ç’ka munden me parimin secili për veten Zoti për të gjithë. Këtë ka bërë bashkimi Europian”, u shpreh Rama

Pas kësaj, Brukseli publikoi një listë me investimet në Shqipëri, për të treguar se nuk e ka braktisur këtë vend që lufton për t’iu bashkuar Evropës.

Por, replikat nuk ndaluan. Pasi akuzoi sërish BE-në për cinizëm, Rama nuk u ndal me kaq, kësaj herë duke drejtuar gishtin nga një vend konkret si Franca

 “Nuk iu kushtonte asgjë. Franca deri para pak ditësh, se nuk e kam ndjekur sot, por kishte pak mijëra. Ndërkohë që Franca ka shumë më tepër se ato pak mijëra, e kështu me radhë”, u shpreh Rama.

“Pra çfarë kuptimi ka që ti të kesh stok që nuk e injekton dot as me një 1 javë e as në 6 javë dhe mos t’i thuash këtyre 6 vendeve që janë jashtë BE, merrni edhe ju, jo shumë, por merrni edhe ju nga 2 mijë nga 3 apo 5 mijë dhe filloni edhe ju injektojuni vaksinën atyre që janë në vijën e  parë dhe që janë të ekspozuar ndaj rrezikut. Ça i kushtonte? Asgjë nuk i kushtonte!”, tha ai më tej. 

Deklarata këto që sollën reagimin e menjëhershëm të ambasadores franceze. Sipas saj, deklaratat e Ramës ishin një sulm ndaj një vendi mik dhe aleat.

 “Kryeministri ngriti pyetjen se përse Franca duhet të ketë një stok vaksinash që nuk mund t’i përdorë, në vend që t’i ndajë me të tjerët. Përveç natyrës së pavërtetë të këtij informacioni, por që mund të jetë shumë i ndjeshëm për mendjen e njerëzve, kjo ambasadë konsideron se nuk është e përshtatshme të sulmosh në këtë mënyrë nominative një vend mik dhe aleat”, Elisabeth Barsacq, ambasadore e Francës.

Por, Rama reagoi sërish duke thënë se deklaratat e tij janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe se nuk ishte e nevojshme që ambasada e Francës t’i drejtohej një note të tillë, duke e cilësuar shkëmbimin e replikave një gjë jo të pazakontë.

Në një kohë që Shqipëria kërkon vaksinën në një qëndrim stoik pro perëndimor, një tjetër vend i rajonit që ka provuar shijen e vaksinës deri tani, Serbia, ka zgjatur duart deri në kinë për të sjellë plot 1 milion doza vaksine.

Lexoni gjithashtu:

Kryeministri Edi Rama shpalos tre skenarë për planin e vaksinimit kundër Covid-19

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?