Diplomati: Albin Kurti një hap para Vuçiç! Ja pse

31 Tetor 2023 | 22:36

Diplomati Flamur Gashi shpjegoi në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se përse Albin Kurti është një hap para Aleksandër Vuçiç.

Ai rikujtoi edhe njëherë se Vuçiç është korrekt me opinionin e vet, ndërsa Von der Leyen është korrekte me ndërkombëtarët.

“Ne po presim ditën e premte, sipas të gjitha gjasave kryeministri i Kosovës, zoti Kurti do të sqarojë në parlamentin e Kosovës për bisedimet që janë bërë dhe për draftin për Asociacionin. E mira është që drafti për Asociacionin, sipas të gjitha gjasave, në pikën 3, ka që të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese, ashtu si ka qenë dhe në vitin 2013. Ne duhet të shohim çfarë ndodh brenda nesh dhe në rastin konkret ne duhet të jemi shumë të kënaqur me veprimin e fundit të zotit Kurti, që doli një hap para Vuçiç, taktikisht, sepse frika e madhe te unë dhe te shumë njerëz që e njohin zotin Kurti ishte që po e humbëm dhe këtë rast do të ishte fatkeqësi e madhe. Është një hap para Vuçiç sepse po ndodh si në Rambuje kur shqiptarët thoshin po dhe Serbia thoshte jo dhe ndodhi ndërhyrja,” – sqaroi diplomati Gashi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Malaj: Ekonomia u rrit me 3,7% në tremujorin e parë, parashikojmë 4% rritje në fund të vitit

Ekonomia shqiptare vijon të ndjekë një trajektore të qëndrueshme rritjeje dhe konsolidimi gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, ndërsa treguesit fiskalë dhe makroekonomikë konfirmojnë...
12:26 | 28/07/2026

Vrasja e Albi Bashaliut, vëllai dëshmon në GJKKO: E mora vesh nga televizioni, nuk di kush e vrau

Në seancën e kësaj të marte në GJKKO ndaj Laert Haxhiut po vijojnë dëshmitë për episodet e vrasjeve për të cilat ai akuzohet. Në lidhje...
12:20 | 28/07/2026

Operacioni “Plazhi i lirë”, policia heq qindra çadra e shezlongë pa leje në Golem (VIDEO)

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, kanë vijuar kontrollet përgjatë vijës bregdetare me qëllim lirimin e hapësirave publike...
12:02 | 28/07/2026