Disa të burgosur zhvendosen nga paraburgimi i Durrësit në IEVP e Fierit

14 Janar 2026 | 22:59

Pas arratisjes së Altin Ndocit mesditën e djeshme, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur transferimin e disa të paraburgosurve që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë drejt burgut të Fierit.

Burime zyrtare bëjnë me dije se burgu i Durrësit nuk është institucion i sigurisë së lartë, ndaj është vlerësuar e arsyeshme që personat me rrezikshmëri të shtuar të mos vijojnë të qëndrojnë në këtë IEVP.

Sipas të njëjtave burime, transferimi përfshin rreth 33 individë të klasifikuar si të rrezikshëm dhe nuk ka lidhje me zyrtarë apo ish-zyrtarë të arrestuar. Procesi po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie.

https://streamable.com/g2uvur
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge

Një 26-vjeçar nga Kavaja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore...
15:14 | 25/07/2026

Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)

Euronews Albania ka siguruar pamjet me dron nga operacioni i shpëtimit të ish-bashkëshortes së 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili e kishte marrë peng pas vrasjes...
14:35 | 25/07/2026

Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër pas raportimeve se ka pasur një përplasje me kryeministrin Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar...
14:14 | 25/07/2026