Diskutimet për detin, ambasadorja greke: Haga do japë zgjidhje të mirëpranuar
Marrëveshja e kufirit detar është një çështje e cila ka mbetur pezull dhe për të cilën pritet vendimi i Gjykatës së Hagës.
Ambasadorja greke në Shqipëri, Kostantina Kamitsi tha për Euronews Albania se do të vijiohet me marrëveshjen e posaçme për adresimin e çështjeve të mbetura pezull në lidhje me delimitimin e zonave detare në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës prej të cilës presin një zgjidhje të drejtë si për Shqipërinë po ashtu edhe për Greqinë.
“Më gëzon fakti që po më jepni mundësinë me pyetjen tuaj të sqaroj se çfarë ka ndodhur me çështjen e delimitimit të zonave detare që të mos ketë vend për keqkuptime. Të dyja vendet kanë rënë dakord ta adresojnë çështjen në Gjykatën e Hagës, presim nga pala shqiptare të përfundojë procedurat për hartimin e një dosje të plotë me të cilën do kërkojë nga presidenti autorizimin për nisjen e negociatave mes dy palëve.
Do të vijojmë me marrëveshjen e posaçme për adresimin e çështjeve të mbetura pezull në lidhje me delimitimin e zonave detare në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, e cila do çojë në zgjidhjen e drejtë të çështjes për të dyja palët, me respektim të plotë të kushtetutave të dy vendeve dhe konventën e kombeve të bashkuara për të drejtën e detit”,-tha për Euronews Albania ambasadorja Kostantina Kamitsi.
LEXONI GJITHASHTU:
- 2 të infektuar, situata e Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë
- Trump largohet nga Florida për në Nju Jork, një ditë para daljes në gjykatë
- Çështja e pensioneve, ambasadorja greke: Do kemi takime në nivel ekspertësh
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh