Dita 6, si po shkon lufta në zona të ndryshme të Ukrainës
Dita e gjashtë e luftës ka nisur më qetë se ditët më parë sepse Rusia ka qenë e papërgatitur për mbrojtjen e fortë të Ukrainës, raporton BBC.
Në Kyiv, kryeqytet: Mbrojtja e ka qenë e fortë deri më tani. Aktualisht, aktiviteti rus është i kufizuar pasi ata janë duke pritur për përforcime. Analistët mendojnë se do të rifillojnë sulmin e tyre me më shumë forcë në orët në vijim.
“Nëse Rusia vazhdon të dërgojë trupa, Ukraina ndoshta nuk mund t’i parandalojë, por mund t’i bëjë përpjekjet e Rusisë për të fituar kontrollin e kryeqytetit jashtëzakonisht të kushtueshme dhe mbase të pasuksesshme,” – shprehen analistët.
Në Kharkiv, veri-perëndim: Sulmi i Rusisë është shtuar në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës në 48 orët e fundit.
Forcat ruse tani po përdorin armë artilerie me tuba dhe raketa. Këto po shkaktojnë shumë më tepër vdekje dhe dëme në civilë. Dhjetëra kanë vdekur deri më tani në Kharkiv, sipas zyrtarëve ukrainas.
Përveç kësaj, Rusia është akuzuar për përdorimin e armëve të ndaluara, si armë termobarike ose bombë vakum. BBC nga ku dhe është marrë raporti për sulmet në këto zona, ende nuk i ka verifikuar akuzat.
Ukraina jugore: Përparimet ruse në ditët e fundit janë ngadalësuar. Kjo mund të jetë për shkak se Rusia po përqendron trupat për të nisur një sulm “vendimtar” në qytetet e Mariupol në lindje, dhe ndoshta Zaporizhia.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 18:21 AI deshifron një papirus 2,000-vjeçar të mbijetuar nga shpërthimi i Vezuvit
- 18:04 Portugalia lançon modelin e parë të inteligjencës artificiale
- 18:02 Valë e nxehti ekstreme përfshin Portugalinë, temperatura deri në 43°C
- 17:59 Chris Brown humb betejën në gjykatë, detyrohet t’i paguajë ish-punonjëses 13 milionë dollarë
- 17:58 Melania Trump zbulon sa fitoi nga dokumentari i saj në Amazon
- 17:54 Qeveria gjermane miraton projektligjin për rritjen e rezervave ushtarake