Dita Botërore e Librit, Universiteti i Tiranës me veprimtari akademike dhe kulturore

23 Prill 2025 | 17:12

Në Ditën Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit, Universiteti i Tiranës ka organizuar veprimtari akademike dhe kulturore në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë.

Në çdo auditor janë zhvilluar prezantime të botimeve më të fundit, diskutime shkencore dhe forume ku të pranishëm ishin studiues, pedagogë dhe studentë të fushave të ndryshme.

“Një nga ditët e bukura dhe tashmë tradicionale të fakultetit tonë në kremtimin e 23-prillit si ditën botërore të librit dhe të së drejtës së autorit. Libri studimor, kontributet që vijnë përmes studimeve, përmbledhjeve gjejnë hapësirën e tyre për t’u promovuar”, u shpreh Persida Asllani

Në diskutim u theksua nevoja për një riorganizim të instituteve dhe strukturave akademike, ndërsa akademiku Artan Fuga nënvizoi rëndësinë e krijimit të departamenteve dhe instituteve ndërdisiplinare.

“Tematizoni institutet, punoni me temat dhe projektet dhe jo me ekipe që sa fillon del në pension, është i njëjti grup në të njëjtin institucion. Sigurisht ka vend të krijohen departamente ndërdisiplinare, institute mësimëdhënie ndërdisiplinare si dhe institute të kësaj natyre”, tha Akademiku Arta Fuga.

Gjithashtu u bënë prezantime të botimeve të departamentit dhe bashkëpunëtorëve të tij. Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë të Universitetit të Tiranës organizoi edhe edicionin e 17-të Panairit të Librit në mjediset e jashtme të këtij fakulteti.

Ky 23 prill shënon vitin e 30-të të Ditës Botërore të Librit. Kjo datë është shpallur si Dita Botërore e Librit më 15 nëntor të 1995, me një rezolutë të UNESCO-s, pasi u morën në konsideratë faktet se libri ka qenë, historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026