INSTAT: Familjet shqiptare investojnë më shumë në arsimimin e fëmijëve
Familjet shqiptare, kanë shtuar buxhetin e tyre sa i takon çështjeve të arsimit. Të dhënat e reja të INSTAT tregojnë se nga 12 grupet kryesore të konsumit të familjeve shqiptare, shpenzimet më të mëdha i kishte arsimi, në tre dekadat e fundit.
Nga 1.6 miliardë lekë të shpenzuara në të gjitha familjet shqiptarë në 1995, kjo vlerë ka shkuar në 32,4 miliardë lekë në 2023.
Ndër arsyet kryesore është shtimi i institucioneve arsimore, private, si për kopshte, dhe çerdhe ashtu dhe për universiteteve dhe shkollave private.
Sipas INSTAT, në vitin 2022, shpenzimet vjetore të familjeve shqiptare për arsimin u rritën me 17.5% në krahasim me vitin 2021 dhe në vitin 2023 u rriten me rreth 8%.
Një tjetër faktor që ka ndikuar është dhe tarfia e universitete publike, duke sjellë kështu një kosto për familjet, shtuar këtu dhe shërbimet që kërkon ky sektor.
Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2016, në arsimin e lartë privat, kishte 25,514 studentë, të cilët përbënin 17.3% të totalit të studentëve. Vitin e kaluar, numri i tyre arriti në 32,3 mijë ose 27,6% e totalit të studentëve.
Tregu i arsimit të lartë privat në vitin 2022 arriti në rreh 65 milionë euro, ndërsa në total familjet shqiptare shpenzuan me 2023 për shërbimet arsimore një vlerë të përafërt me 324 milionë eurosh.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë