Dita e dhjetë e bojkotit të avokatëve kundër hartës së re gjyqësore
Sot është dita e dhjetë e bojkotit të avokatëve në qarkun e Korçës, të cilët janë pozicionuar kundër hartës së re gjyqësore. Po ashtu, dhoma e avokatisë Korçë përshkallëzoi bojkotin duke mos marrë pjesë në masat e sigurisë në datat 24-25.
Ditën e sotme pritet të mbahet takimi i kësaj dhome, në 12:00, për të vendosur në qoftë se do të ketë një dorëzim nga ana e avokatëve apo do të vazhdohet me bojkotin.
Ndërkohë avokatët e Vlorës, përveç seancave rutinë të parashikuara nga gjykata, do të bojkotojnë edhe masat e sigurisë më 27, 28 dhe 29 qershor. Gjatë këtyre ditëve pritet të dështojnë 316 seanca në total. Protestës së avokatëve në Vlorë i janë bashkuar edhe qytetarë, ndërkohë që priten edhe reagime nga deputetët e Vlorës.
E njëjta situatë bojkoti është edhe në qytetin e Durrësit, ku avokatët gjatë datave 27 deri më 29 qershor do të bojkotojnë seancat gjyqësore, masat e sigurimit, si dhe nuk do të marrin pjesë në veprimet hetimore dhe shfuqizimin e listave kryesisht.
LEXONI GJITHASHTU:
761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 22:30 761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
- 22:24 Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
- 22:19 Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 22:15 As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
- 21:48 Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin
- 21:47 Këlcyrë, banori shpëton turisten e huaj 10-vjeçare nga mbytja në lumë