Dita e Pavarësisë, Nikolla: Shqipëria mes kombeve demokratike e të qytetëruara
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka uruar shqiptarët për 111-vjetorin e Pavarësisë së vendit.
Përmes një reagimi në Facebook, Nikolla thotë se Shqipëria është sot mes kombeve të qytetëruara e demokratike, anëtare e NATO-s dhe partnere e SHBA-ve, në mbrojtje të paqes, lirisë, pavarësisë dhe integritetit të kombeve.
Ajo shton gjithashtu se Shqipëria është një mbështetëse e vendosur e Pavarësisë së Kosovës dhe fuqizimit të saj në arenën ndërkombëtare.
Reagimi i Nikollës:
Sot 111-vjetori i shpalljes së Pavarësisë.
Më 28 nëntor 1912, përpjekjet e patriotëve e shqiptarë, të mendjes e të pushkës, u kurorëzuan me sukses me shpalljen e pavarësisë dhe themelimin e shtetit shqiptar të pavarur.
Pasi u ngrit nga Ismail Qemali në Vlorën e Flamurit, flamuri kuq e zi, deri atëherë shenja jonë kombëtare, u bë edhe simboli shtetëror i 🇦🇱 së pavarur.
Ja si e përshkruan këtë ngjarje madhore të historisë kombëtare, Ati Themelues i Shqipërisë së pavarur, Ismail Qemali:
“Plot me gaz e me lot ndër sy, nga mallëngjimi, pra, po dal këtu para jush që t’ju gëzoj me sihariqin e madh, se sot, edhe këtë minutë, Kongresi çpalli mëvehtësinë e Shqipërisë.”
Dhe më poshtë, për të treguar se pavarësia, liria dhe integriteti i shtetit shqiptar, kërkon edhe sakrifica sublime, vijon:
“I drejtoj një lutje Zotit të Madh, që, bashkë me bekimet e Tij që i lipij të na japë për të qenë të denjë të kësaj dite, të pranojë që këtej e tutje të jem unë dëshmori më i parë i Atdheut.”
Fjalë inspiruese të një jete e vepre inspiruese në shërbim të atdheut! Sakrifica është shenja më domethënëse e patriotizmit.
🇦🇱 është sot mes kombeve demokratike e të qytetëruara, anëtare e NATO-s, partnere e denjë e 🇺🇸, që avancon me shpejtësi drejt familjes 🇪🇺, në mbrojtje të paqes, lirisë, pavarësisë dhe integritetit të kombeve.
Një mbështetëse e vendosur e pavarësisë dhe fuqizimit të 🇽🇰 në arenën ndërkombëtare. 🇦🇱
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë