Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Ambasada e SHBA: I kushtoi jetën bamirësisë
8 vite më parë, më 5 shtator 2016, ‘nëna e madhe e të varfërve’, fituesja e çmimit Nobel për Paqen, Nënë Tereza u shpall shenjtore.
Për këtë datë të rëndësishme ka reaguar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada shkruan se shenjtorja me origjinë shqiptare ia kushtoi jetën lehtësimit të vuajtjeve të të varfërve në mbarë botën.
Ambasada ka ndarë edhe një shprehje të Nënë Terezës e cila ka thënë “Unë e vetme nuk mund të ndryshoj botën, por mund të hedh një gur nëpër ujëra për të krijuar shumë valëzime”.
Njoftimi i Ambasadës së SHBA:
🇦🇱 Sot, bota shënon Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë, në nder të Nënë Terezës, shenjtores me origjinë shqiptare, e cila ia kushtoi jetën lehtësimit të vuajtjeve të të varfërve përmes bamirësisë, vullnetarizmit dhe përkujdesjes. Në të njëjtën ditë, Shqipëria kremton edhe Ditën e saj Kombëtare të Nënë Terezës. Kjo ditë shërben si një kujtesë e fuqishme e rëndësisë së veprimeve të vogla dhe aftësisë së tyre për të frymëzuar ndryshim, duke i bërë jehonë fjalëve të Nënë Terezës: “Unë e vetme nuk mund të ndryshoj botën, por mund të hedh një gur nëpër ujëra për të krijuar shumë valëzime”.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrau bashkëshorten me çifte, del para gjykatës 62-vjeçari në Shkodër
Kultivuan 42 bimë narkotike në Krujë, kapet 31-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori
Aksident tragjik në Lushnjë, fuoristrada përplas për vdekje 75-vjeçaren që po shkonte te tokat
- 10:05 Irani paralajmëron: Nuk do i përmbahemi marrëveshjes me SHBA-në nëse ata nuk zbatojnë rregullat
- 09:59 Izraeli mban zgjedhjet parlamentare më 27 tetor, Netanyahu: Do fitoj sërish!
- 09:54 Bashkimi Evropian diskuton sanksione të reja ndaj Rusisë, shkak sulmet e fundit
- 09:53 Rekord historik për filmin “Michael”, kalon 1 miliard dollarë në arkë
- 09:42 Vrau bashkëshorten me çifte, del para gjykatës 62-vjeçari në Shkodër
- 09:38 Kultivuan 42 bimë narkotike në Krujë, kapet 31-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori