Dita kundër Homofobisë, gjuha e urrejtjes prek të gjitha kategoritë, jo vetëm LGBTI

17 Maj 2023 | 16:06

Dita kundër Homofobisë ka nisur me shpalosjen e flamurit, për të kaluar më tej në mbajtjen e forumit kombëtar kundër gjuhës së urrejtjes që prek çdo individ përtej komunitetit LGBTI.

“Ta shikojmë çështjen e diskriminimit jo vetëm me komunitetin LGBTI, por me të gjitha ato komunitete që janë viktima të përjashtimit social dhe sidomos gjuhës së urrejtjes”, tha Altin Hazizaj, presiden i Ambasadë PINK Shqipëri.

Gjuha e urrejtjes, bullizmi është një problem madhor edhe tek fëmijët. Sipas raportimeve nga platforma “I sigurt. Al” dhe linja “Alo 116”, rastet e denoncimeve kanë ardhur në rritje.

“1 në dy fëmijë gjatë 2022 ka raportuar tek “I sigurt.al.” gjuhë urrejtjeje për dhunë seksuale, më shumë orientohet ndaj vajzave dhe më pak ndaj djemve”, shprehet Borjana Dine, Platforma Kombëtare “I Sigurt.al”

Ekspertët sollën në vëmendje dhe rastin e një 14-vjeçari i cili iu drejtua Alo 116, pasi kishte shkuar deri në tentativë vetëvrasje si pasojë e bullizimit që i bëhej nga shokët në shkollë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026