‘Djalë i përsosur, na erdhi shumë keq’, flet fqinja e një prej ushtarëve të plagosur

21 Gusht 2022 | 10:17

Një banore e qytetit të Gramshit, fqinje e një prej ushtarëve të plagosur në Uzinë, Aldo Bicit, ka treguar se ngjarja e djeshme ishte shumë e rëndë.

Për “Euronews Albania”, ajo u shpreh se Aldo ishte një djalë i përsosur që e donte punën dhe se i ka ardhur shumë keq kur e vizitoi në spital dhe e pa në atë gjendje.

“Djem të rinj, çfarë të bësh, ajo që ndodhi mos ndodhtë kurrë. Flasim, i kemi fqinj. Djalë i përsosur, si familje janë të mirë të gjithë. Kemi ulëritur, na ka ardhur shumë keq.Kur e pashë shtrirë aty në spital, se e njoh shumë mirë. Është i martuar, ka një djalë dhe një vajzë”, theksoi ajo.

Dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe një ukrainas janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh.

Në dëshminë e tyre, ata kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, autori ishte kallëzuar 2 ditë më parë nga një çoban. Detaje të reja nga ngjarja

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas operacionit tragjik në Lozhan të Maliqit, ku mbeti i vrarë efektivi i “Shqiponjave” Enea Mekolli dhe u...
09:06 | 05/06/2026

Aksident i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë, një i vdekur dhe tre të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar një orë më parë në aksin Kardhiq-Delvinë, në vendin e quajtur Fushë Vërri të Delvinës, mëngjesin e kësaj të...
08:37 | 05/06/2026

Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person! Ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Një plagosje me armë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Sevaster të Vlorës. Mësohet se është plagosur Shpati Kamberaj, rreth 37 vjeç. Sakaq, bëhet...
07:26 | 05/06/2026