Djali i tij refuzoi pajtimin, dalin pamjet e David Beckham pasi e pyesin gazetarët për raportin me djalin

20 Janar 2026 | 15:26

David Beckham u shfaq për herë të parë në publik pasi djali i tij i madh, Brooklyn Beckham, bëri deklarata të forta që hodhën dritë mbi tensionet familjare dhe pretendimet për përpjekje për të sabotuar dasmën e tij. Të martën, më 20 janar, ish-futbollisti anglez mori pjesë në Forumin Ekonomik Botëror (WEF), në kuadër të Takimit të 56-të Vjetor që po mbahet në Davos të Zvicrës.

Beckham u shfaq i qetë dhe i buzëqeshur teksa pozoi për fotografët dhe u pa gjithashtu në një kabinë podkastesh, ku mori pjesë në diskutime që lidhen me temën e këtij viti të forumit, të titulluar “Një frymë dialogu”.

Dalja e tij publike ndodhi vetëm disa orë pasi Brooklyn Beckham theu heshtjen përmes një serie postimesh në Instagram Stories, pas muajsh thashethemesh për një përçarje mes tij, bashkëshortes Nicola Peltz, dhe prindërve të tij, David dhe Victoria Beckham. Megjithë vëmendjen e madhe mediatike, David Beckham ka zgjedhur të mos komentojë publikisht deklaratat e të birit. I pyetur nga gazetarët e Sky News, ai u përgjigj vetëm me një buzëqeshje, pa dhënë asnjë deklaratë, dhe vijoi normalisht axhendën e tij në aktivitetet e forumit.

Në pamjet e publikuara, dëgjohet gazetari duke e pyetur: “David, a ke ndonjë mesazh për Brooklyn-in pas asaj që u zbulua këtë mëngjes?”, përpara se të shtonte: “A je i zhgënjyer që çështjet familjare po bëhen publike?”. Forumi Ekonomik Botëror në Davos, sipas faqes së tij zyrtare, mbledh çdo vit liderë globalë nga politika, biznesi, shoqëria civile dhe akademia, me synimin për të diskutuar sfidat kryesore globale dhe për të përcaktuar prioritetet për të ardhmen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit

Evropianët po vuajnë nga vala e fundit e të nxehtit, për të cilën ekspertët thonë se po “përforcohet nga ngrohja afatgjatë” – jo nga El...
18:25 | 24/06/2026

BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze

E përballur me rezistencë të përtërirë nga Hungaria, BE-ja është detyruar të ndryshojë planet dhe tani synon të zhbllokojë dy, në vend të pesë, grupeve...
18:18 | 24/06/2026

Sanchez hedh poshtë kritikat për korrupsion

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez të mërkurën, 24 qershor, hodhi poshtë akuzat për “korrupsion të përhapur” kundër socialistëve të tij, pasi një ish-ndihmës i lartë u...
18:14 | 24/06/2026