“Djali i vogël u përfshi rastësisht”, Psikologu: Nëna e fëmijëve po ndihet fajtore

27 Shkurt 2024 | 21:12

Elidon Shehu, psikolog kriminalist, tha se sipas tij djali i vogël i familjes Meta është bërë rastësisht pjesë e bashkëpunimit në fshehjen e vrasjes së babait.

I ftuar në një intervistë për Euronews Albania, Shehu tha se sipas tij Amarildo Meta, në momentin kur ka marrë vesh krimin e bërë nga motra Hygerta Meta dhe vëllai Hysen Meta, ka dashur t’i ndihmojë ata në fshehjen e provave, pasi e ka marrë rrjedha e ngjarjes.

Nga ana tjetër, psikologu tha se është edhe nëna e tre fëmijëve të përfshirë në vrasjen e Pëllumb Metës, sipas tij ajo ka qenë në një situatë shumë të vështirë, e tashmë sipas tij ajo e ndien veten fajtore.

“Aty është diskutuar shumë, është folur edhe për mekanizmin se si do të ndodhë vrasja. Kjo është familjarizuar me ta, por mekanizmi se si do të  ndodhte nuk ka qenë e mirëorganizuar nga ata. Mendoj se vëllai i vogël është bërë rastësisht pjesë e bashkëpunimit në krim.

Më pas atë e ka marrë rrjedha, ka menduar të ndihmojë që ta fshehë. Nëna nga ana tjetër, mendoj se siç ndodh në pjesën më të madhe të këtyre situatave, ajo është një grua që e ka të vështirë edhe jetën te prindërit e saj. ajo ka një histori gjakmarrje. Duke kaluar koha ajo ka filluar të mendoj se është shkaku”,-tha psikologu kriminalist.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026