“Djali im është në front”- Paralajmërimi i Kryerabinit: S’është kohë për paqe
Kryerabini hebre, Yoel Kaplan ishte i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Now, ku shprehu shqetësimin e tij mbi distancimin e Iranit nga një kohë kur Izraeli dhe Irani bashkëjetonin dikur pa tensione.
Ai theksoi se zgjedhja e Iranit për të sfiduar Izraelin përmes terrorizmit është shumë e dhimbshme dhe shpreson që regjimi iranian të zhbëhet.
Kaplan ndau shqetësimet e tij për sigurinë, duke përmendur faktin se familja e tij është në Izrael dhe ka përjetuar sulmin e fundit raketor nga Irani.
Kryerabini hebre nënvizoi se Izraeli e ka përcaktuar qartë strategjinë e tij dhe se mund të ketë surpriza në të ardhmen lidhur me situatën e sigurisë.
“Dhe biri im Jakov po lufton për të drejtat në emër të familjes sime. Izraeli dhe Irani bashkëjetonin dikur në kohë kur unë isha fëmijë, është shumë e trishtueshmë që Irani u distancua dhe zgjodhi këtë sfidë terrori dhe në këtë mënyrë shpresojmë që regjimi iranina të zhbëhet. Ne shpresojmë që gjithë kësaj lufte t’i vijë fundi pasi duhet të kthejmë normalitetin, sigurinë. Familja ime është në Izrael dhe përjetoi sulmin e tmerrshëm të Iranit, asnjë vend nuk do sulmonte në mënyrë të tillë që të rrezikojë qytetarët. Irani nuk ka pushtetin për të sulmuar Izraelin, ashtu siç ky i fundit i ka fuqitë për t’a bërë këtë. Izareli e ka thënë qartë, ne e kemi përcaktuar qartë kur do të ndodhë dhe do të jetë surprizë,” –tha kryerabini, Yoel Kaplan.
LEXONI GJITHASHTU:
Bllokohet Kapshtica të hënën, greva e doganierëve grekë do të pezullojë për 5 orë kalimin e mjeteve
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, nuk legjitimohet kërkesa
Prokuroria Gjirokastër kërkon 30 vite burgim për autorin e vrasjes së çiftit të të moshuarve në Dropull
- 11:25 Bllokohet Kapshtica të hënën, greva e doganierëve grekë do të pezullojë për 5 orë kalimin e mjeteve
- 11:08 Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht
- 11:05 Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, nuk legjitimohet kërkesa
- 10:48 Prokuroria Gjirokastër kërkon 30 vite burgim për autorin e vrasjes së çiftit të të moshuarve në Dropull
- 10:40 Vrasja në Roskovec, flet i afërmi i viktimës: Ngjarje e paralajmëruar disa herë. Autori kërcënonte shpesh vajzën
- 10:27 Vrau ish-vjehrrin, ky është autori 35-vjeçar i ngjarjes së rëndë në Roskovec (FOTO)