“Djali im nuk është fajtor”/ Nëna e Klajdi Mukës ngushëllon familjen Bihuci!
Grei Bihuci është 19-vjeçari i cili humbi jetën nga goditjet me thikë prej dy bashkëmoshatarëve të tij në Fier.
Dy kusherinjtë Flori dhe Klajdi Muka, akuzohen për vrasjen e 19-vjeçarit Grei Bihuci. Pas kësaj ngjarje, ka folur në një intervistë për Euroneës Albania nëna e Klajdi Mukës, njëri nga personat e përfshirë. Ajo tha se djali i saj nuk është fajtor për ngjarjen.
“U ndjeva shumë keq, u sëmura sepse vuaj nga zemra. Më vjen keq për nënë që humbi djalin e saj, i shpreh ngushëllimet se jam vetë nënë. Djali im ka qenë i pafajshëm pavarësisht se u përfshi në atë ngjarje.
Klajdi nuk e njihte më përpara Grei Bihucin. Nuk e di nëse mund ta kenë nxitur persona të tjerë .Edhe djali im e ka përjetuar shumë keq pasi është tip i qetë. Shkonte në shkollë dhe mbasdite punonte.
Në seancë gjyqësore e nxorën me arrest shtëpie sepse ishte i pafajshëm. Falenderoj avokatin që bëri çmos dhe drejtësia u vu në vend.
Mesazhi im është që sa më shumë të ketë harmoni dhe mos të ndodhin këto gjera që ndodhën. Të ecin përpara në jetë dhe jo me sherre”, tha nëna e Klajdi Mukës.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 21:19 Arrestohet në Bosnje luftëtari pro-rus, i akuzuar për tre vepra penale
- 21:00 Avioni i cili ndryshoi rregullat e sigurisë së linjave ajrore. Gjenden pas 72 vitesh mbetjet e Clipper Endeavor
- 20:54 VIDEO/ Momenti i aksidentit tragjik në Unazën e Madhe, betoniereja përplas makinën dhe bie nga ura
- 20:42 Pas kërcënimit të Trump, Irani: Askush nuk do të shesë naftë nëse Teherani nuk mundet
- 20:19 Dita e 53-të e protestës, qytetarët ndalen në Kryeministri për të marshuar në rrugët e Tiranës
- 20:14 Mbi 3 mijë persona evakuohen nga zjarret që përfshinë Kanadanë