“Djali në emigrim”, këpucari i fundit në Cërrik mban gjallë një zanat që po zhduket
Kur syri të kap në ndonjë rrugicë dike që punon në mënyrë mekanike, pa pasur nevojë për teknologjinë e kohës, kupton se ata numërohen me gishtat e dorës.
I tillë është rasti i një këpucari në Cërrik, i cili vijon ta ushtrojë këtë profesion prej më shumë se 3 dekadash.
Profesionin e mori në komunizëm, por nuk u ndal ta ushtronte edhe pas rënies së sistemit. Arjan Çoniku tregon edhe sekretin e kësaj pune.
“E kam nisur rreth viteve ’87-’88, pastaj kam vazhduar në NSHN komunale, i thoshim atëherë, derisa kaluam në privat. Në ’99 e kam hapur këtu dhe vazhdoj edhe sot. Punë e zakonshme, jo se ka ndonjë fitim të madh, por ushqehesh. Duhet mirësjellja, komunikimi, cilësia e punës, sepse po se bëre mirë atë, vijnë më.” – thotë Arjan Çoniku.
Profesionet si ai i këpucarit, që kërkojnë përkushtim dhe aftësi të veçanta, janë bërë të rralla, sidomos për shkak të ndryshimeve në treg dhe largimit të njerëzve nga qyteti.
Arjani tregon se këto profesione janë drejt zhdukjes, madje edhe trashëgimtari i tij zgjodhi emigrimin përpara profesionit të babait.
“Kanë ndryshuar kohët në krahasim me më përpara, ka pasur më tepër punë? Atëherë ka pasur shumë punë, nuk arrinim asnjëherë ta mbaronim punën, por tani me pikatore. Kanë ikur njerëzit, s’ka njerëz. A të vjen keq që profesione të tilla janë në zhdukje? Po, dihet ajo, se për një gjë të vogël s’mund ta hedhësh çantën apo këpucën, por si po ikën kështu, ka mundësi të mos ketë më pas nesh. S’ka më njeri profesionet qejf. Nuk je munduar t’ia trashëgosh fëmijëve? Ja kam mësuar djalit të vogël, po ka ikur jashtë, nuk ja del këtu.” – thotë Arjan Çoniku.
Historia e Arjan Çonikut pasqyron përkushtimin e profesionistëve që i kanë qëndruar besnikë punës së tyre, edhe kur koha dhe rrethanat kanë ndryshuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit