Djegia e Kuranit trazon botën, Myftiu: Ku digjen libra, nesër digjen njerëz
Një aktivist i një partie anti-islamiste dogji Kuranin gjatë një proteste, duke shkaktuar debat dhe trazira në Suedi. Të shumta kanë qenë protestat e myslimanëve ditët e fundit në vendin nordik, ndërkohë që debati është shtrirë në gjithë globin.
Myftiu i Korçës tregon se të tilla situata mund të përshkallëzojnë deri aty ku mund të ndodhë një holokaust i dytë, këtë herë ndaj myslimanëve.
“Ato që më shqetësojnë janë fjalët e një poeti i cili tregon se aty ku sot digjen libra, nesër do të digjen njerëz. Më kujton momentet e Holokaustit, ku çdo gjë nisi me një situatë të tillë dhe përfundoi me holokaustin famëkeq; dhe po kështu, në qoftë se bëjmë një paralelizëm momentet kur nuk reagohet ndaj djegies së kuranit, nesër mund të dalin pasoja akoma më të mëdha, mund të ndodhë holokausti i dikurshëm me Islamofobinë”- tha Imami i Korçës, Ledian Cikalleshi.
Kleriku mysliman e dënon gjuhën e njëjtë të dhunës dhe barbarive, duke kundërshtuar protestat e dhunshme apo djegien e librave të besimeve të tjera fetare nga myslimanët.
“Ne si myslimanë nuk mund të reagojmë me të njëjtën mënyrë. Bibla është me relevant hyjnor, është e ardhur nga Zoti e ne nuk mund të reagojmë në të njëjtën formë nëse duam të protestojmë apo reagojmë në të njëjtën formë. Kjo akumulon mllef të panevojshëm”- shtoi ndër të tjera ai.
Ai shkon më tutje duke thënë se problemet që Suedia ka me Turqinë nuk mund dhe nuk duhet të përfshijnë gjithë interesat e myslimanëve të globit.
“Problematika politike që kanë në këto momente, ne duam të jenë pjesë e NATOS sa më shpejt, siç jemi ne. Por një shtet i caktuar, sado i fuqishëm dhe i madh të jetë, nuk mund të përfaqësojë gjithë myslimanët.”- thekson ai.
Sipas drejtuesve të besimeve të ndryshme fetare në Shqipëri, notat e urrejtjes fetare në vendin tonë janë të ulëta, për shkak edhe të harmonisë që karakterizon vendin ku ne jetojmë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Tabaku: Qeveria shqiptare i ka dhënë koncesione kompanive të sanksionuara nga SHBA
- Afera e inceneratorëve, Monika Kryemadhi thirret në SPAK
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein