Djegia e tonelatave me plehra në Shijak, Meta: Krim mjedisor

6 Shtator 2022 | 13:35

Ilir Meta në një konferencë për mediat u shpreh se Edi Rama po bën një “sulm kimik” në Shijak.

Kreu i Partisë së Lirisë, bashkë me Petrit Vasilin dhe Edmond Panaritin denoncoi djegien e tonelatave me plehra atje.

Ndërsa qytetarët paguajnë më shumë taksa për pastrimin, Meta tha se ata po helmohen nga arroganca dhe papërgjegjshmëria e bashkive.

“Ta kthesh atë zonë të mrekullueshme në një vend terrori ndaj qytetarëve për t’i frikësuar ata që të mos protestojnë për plehrat që ua depozitojnë si male përpara shtëpive të tyre dhe të mos ankohen dhe kur ua djegin hapur dhe qëllimisht është shumë e rëndë dhe e papranueshme, aq më tepër të gënjesh pas kapjes në flagrancë,” – u shpreh Meta.

Kreu i Partisë së Lirisë e cilësoi djegien e plehrave në Shijak një krim mjedisor që favorizon inceneratorët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri

Eksperti Fatjon Softa i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën e qytetarëve të...
22:09 | 28/06/2026

LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin e tyre në rrugët e Tiranës. Në ditën e 29-të qytetarët vijojnë protestën teksa pritet...
21:44 | 28/06/2026

Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën

Migen Qiraxhi, nga Qëndresa Qytetare këtë të diele i ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën qytetare...
21:36 | 28/06/2026