“Do bëj drejtësi”, Motra e Egli Progës: Flisni, ata mund të vrasin vëllezërit tuaj!

14 Gusht 2024 | 20:35

Në Pogradec ashtu si edhe në qytete të tjera të vendit, janë mbajtur mbrëmjen e së mërkurës homazhe për Egli Progën, 42-vjeçarin e vrarë barbarisht disa ditë më parë në Pogradec.

Dhjetëra qytetarë dhe familjarë të 42-vjeçarit kanë vendosur lule dhe kanë ndezur qirinj në vendin ku ai u gjet i dhunuar për vdekje mbrëmjen e 9 gushtit.

Motra e viktimës tha para të pranishmëve dhe mediave se nuk do të heqë dorë derisa të vërë në vend drejtësinë për vëllanë e saj.

Ajo iu bëri thirrje qytetarëve të Pogradecit dhe kujtdo që ka dijeni për ngjarjen të flasë, të tregojë gjithçka di për njerëzit që i vranë barbarisht vëllanë, pasi siç tha të njëjtët mund të vrasin nesër të afërmit e tyre.

“Të gjithë ata që i kanë mbyllur gojën këtij qyteti dhe vëllait tim duke i mbyllur jetën do të shkojnë në burg, të gjithë pa asnjë përjashtim. Si ata plehra që e dhunuan dhe ja morën jetën këtu dhe ata që të pashpirt që kërkuan ta mbyllin këtë vrasje makabre me heshtje apo me letra. Kam vetëm një kërkesë për të gjithë pogradecarët; flisni, mos kini frikë, tregoni të vërtetat tuaja për banditët që morën jetën e Eglit, dëshmoni, se ata mund të vrasin vëllezërit tuaj nëse shpëtojnë paq, tregoni kush i mbron, kush janë kriminelët pas tyre. Kërkoj nga sistemi i drejtësisë, avokatë, prokurorë, gjyqtarë, këtë herë nuk ka para, miq, ndërhyrje. Mos bëni gabim ta godisni me shkelma dhe grushte vëllain tim siç bënë barbarët që do përpiqen t’ju blejnë, kërkoj vetëm drejtësi, por jo vetëm si shprehje, e kërkoj si vepër”, tha ajo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026