‘Do e shihni ditët e ardhshme’, Berisha: Kush prek logon e PD, i ka bërë keq hesapet

1 Nëntor 2022 | 18:51

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se kushdo që prek logon e kësaj force politike, i ka bërë shumë keq hesapet.

Jashtë selisë blu, Berisha, u tha gazetarëve, se do shihet në ditët në vijim se çfarë ka dashur të thotë me këtë deklaratë.

“Zotërinjtë, të cilët janë deputetë, erdhën pa asnjë lloj paragjykimi dhe prapamendimi që të bashkohen nëse donin, të garonin për çdo post në këto bashki, të paraqisnin kandidatura, ose të krijonin fraksionin.

Por ata nuk duan as statutin, as primret, as frasksionin. Ai që prek flamurin e Partisë Demokratike, i ka bërë hesapet shumë keq. Do e shihni ditët e ardhshme. Nuk i preket flamuri Partisë Demokratike”, theksoi ai.

Partia Demokratike do të shkojë e përçarë në zgjedhjet e ardhshme vendore që do të zhvillohen më 14 maj të vitit të ardhshëm.

Edhe pse prej disa kohësh filluan bisedimet mes dy palëve për të dalë me kandidat të përbashkët, negociatat dështuan.

Përmes një njoftimi, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka deklaruar se pala tjetër ka vendosur si kusht gjatë bisedimeve, që të njihet “Statuti i 11 Dhjetorit”, çka sipas tyre, ka minuar bisedimet për të gjetur zgjidhje për zgjedhjet.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026