EMRI| 570 mijë euro ‘dëm’, kush është supermashtruesja e ndaluar në Tiranë
Një 30-vjeçare është arrestuar nga policia e Tiranës për veprën penale të “Mashtrimit”. Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se ajo është shtetasja Milena Deraj.
Deraj, një ish-punonjëse e Bankës se Shqipërisë, mashtroi 3 shtetas (babain dhe dy djemtë), duke iu marrë 340 000 euro, me premtimin se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor që kishin në Shkodër, në lidhje me një ngjarje kriminale të ndodhur në Velipojë, në vitin 2021.
Në vijim të veprimeve hetimore u shpallën në kërkim dhe personat që u mashtruan nga 30-vjeçarja pasi me vetëgjyqësi e kanë kanosur për kthimin e parave.
Nga hetimet e thelluara policia ka mundur të dokumentojë edhe një rast tjetër të mashtrimit të kryer nga 30-vjeçarja.
Ajo i mori një shumë prej 230 000 euro një shtetaseje, me pretendimin se do t’i investonte paratë në bono thesari me qëllim përfitimi.
Materialet në ngarkim të saj i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshmëm Tiranë, për veprime të mëtejshne procedurale.
LEXO GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë