Do hiqen vaksinat e COVID nga tregu? Flet përfaqësuesja e EMA
AstraZeneca po e tërheq vaksinën e saj Covid-19 në mbarë botën, disa muaj pasi gjigandi farmaceutik pranoi se ilaçi mund të shkaktojë problem të rralla, por kërcënuese për jetën.
Aplikimi për tërheqjen e vaksinës nga BE u bë më 5 mars dhe hyri në fuqi më 7 maj.
AstraZeneca pak dite me pare pranoi se vaksina e saj, mund të shkaktojë efekte të rralla anësore si mpiksjen e gjakut dhe numër të ulët të trombociteve në gjak.
Ornela Ademi, përfaqësuese e Agjencisë Evropianë të Barnave, EMA tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se kontrolli për efektet anësore të vaksinave bëhet në mënyrë të detajuar për të gjitha vaksinat dhe çdo vaksinë e hedhur në treg monitorohet në mënyrë rigoroze.
“Nuk ka rreziqe për efektet anësore afatgjata të vaksinave se nëse kanë pasur një efekt shumë të rrezikshëm e kanë shfaqur 2 muaj pasi i ke marrë atë, nga kjo anë duhet të jemi të sigurt se efekte anësore nuk do shfaqen më. Nuk ka asnjë efekt anësor në vaksinat e tjera, ato aplikohen në tregjet ndërkombëtare. Kompanitë farmaceutike, nëse nuk ka shitje, mund ta tërheqin nga tregu. Astrazeneca nuk ka bëtë përshtatje për variantet e reja të virusit ndaj ra edhe shitja e saj në treg, vaksinat e tjera kanë nxjerrë forma të ndryshme për variantet e virusit”, tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve