“Do jemi mes vendeve ku arrestohet lideri i opozitës”- Berisha mesazh mbështetësve
Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të mërkurë një deklaratë për mediat, ku u ndal tek aksioni i opozitës dhe kërkesa e SPAK për masën e arrestit ndaj tij.
Berisha tha se të enjten do të jetë në sallën e parlamentit, por dhe në protestën që do të mbahet jashtë godinës.
Ai nënvizoi se Shqipëria do të renditet mes vendeve ku arrestohet lideri i opozitës, por iu drejtua mbështetësve të tij duke i thënë se do vijojë t’i drejtojë drejt fitores.
“Ju e patë, për herë të parë në histori, kërkesa për heqjen e imunitetit u shoqërua me zero prova, fakte dhe dokumente.
Ju garantoj se kjo as në vendet diktatoriale nuk ndodh.
Paraqesin diçka.
Po pse nuk paraqitën dot asgjë? Sepse nuk kanë asgjë.
Sepse kanë vetëm trillime, shpifje dhe manipulime.
Nga hetimi 3-vjeçar i një procesi 15-vjeçar, vepra e vetme penale është kryer nga Edi Rama, ndër korrupsion ose faktorë të tjerë.
Asnjë tjetër. Nëse quhet vepër penale ndryshimi i destinacionit. E ka ndryshuar destinacionin fillimisht të një pjese, më pas të të gjithë pjesës. Nga terren sportiv në terren urban me zhvillim të lartë, jo të mesëm, të lartë.
Kështu që në këtë kontekst, ai është procesi më ligjor, ndaj dhe nuk nxorën dot asnjë fakt.
Dhe kur avokati im pyeti ish-oficerin e sigurimit, na jep një dokument në lidhje me ndryshimin e destinacionit, ai nuk nxori dot asnjë, sepse kudo që të fuste dorën, i dilte Edi Rama.
Nuk kanë asnjë fakt, asnjë provë, asnjë dokument. Pra, është strikt politik.
A do drejtoj unë?
Nesër Shqipëria, ose me këtë, renditet me vendet që arrestojnë liderin e opozitës. Nuk kanë hequr dorë ata nga drejtimi i opozitës, përkundrazi po e drejtojnë dhe fuqishëm. Të gjithë ata aty ku janë.
Dhe unë do e drejtoj me vendosmëri drejt fitores këtë opozitë.
Unë kam besim të plotë se ky narkoregjim, kjo diktaturë e bazuar në vjedhjen, krimin, drogën dhe interesat mafioze, nuk do mund të prevalojë kurrë”, deklaroi Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë